E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëndohet Messi, pëson tërheqje muskulare

Lionel Messi do t’u nënshtrohet sot disa ekzaminimeve pas lëndimit që e pësoi mbrëmë në kofshën e këmbës së majtë, gjatë ndeshjes së Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madridit, që përfundoi 1-1.

Ylli argjentinas u zëvendësua nga Cesc Fabregas në pjesën e parë, pasi ndieu një tërheqje muskulore. “Messi u zëvendësua pasi pati një tërheqje në pjesën e prapme të muskulit në kofshën e këmbës së majtë.

Se sa do të mungojë do të dihet të enjten”, njofton klubi katalunas./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›