E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 fakte “flash” nga sezoniTirana është ekipi me më shumë kampionate të fituara: 24, 6 prej të cilave para Luftës së Dytë Botërore.

1. Tirana është ekipi me më shumë kampionate të fituara: 24, 6 prej të cilave para Luftës së Dytë Botërore.

2. Skuadrat e kryeqytetit: Tirana (24 herë), Dinamo (17), Partizani (15) kanë fituar 56 nga 70 kampionatet.

3. Vllaznia me 9 tituj kampionë është “rekordmenia” e rretheve. Elbasani (2), Teuta (1) e Flamurtarit (1) janë skuadrat e tjera.

4. Vllaznia doli për herë të 14-të nënkampione e vendit. Shkodranët kanë dalë edhe 14 herë të tretët.

5. Tirana është i vetmi ekip që merr pjesë në të gjitha kampionatet e zhvilluara deri tani, pra në 70 të tilla.

6. Nga 12 ekipet që morën pjesë në sezonin 2008-2009, titullin kampion e kanë fituar vetëm shtatë skuadra.

7. Vetëm një skuadër kampione, Skënderbeu, fituesi i titullit në vitin 1933 nuk mori pjesë në edicionin 2008-2009.

8. Tirana është ekipi që ka zhvilluar më shumë ndeshje historike në Superligë: 1650 ndeshje; 873 fitore, 422 barazime, 355 humbje. 

9. Tirana është ekipi që ka shënuar më shumë gola në Shqipëri: 2854 gola gjatë 1650 ndeshjeve (873 f, 422 b, 355 h).

10. Elbasani e Lushnja bien në Kategorinë e Parë. Partizani e Bylisi do të luajnë në play-out. Nga Kategoria e Parë ngjiten Laçi e Skënderbeu. 

E Shtune, 23 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›