VERDIKTET SEZONIT 2008-2009Me përfundimin e ndeshjeve të javës së 33-të, Kampionati i 70-të Kombëtar i Kategorisë Superiore prodhoi edhe verdiktet përfundimtare të sezonit.

Me përfundimin e ndeshjeve të javës së 33-të, Kampionati i 70-të Kombëtar i Kategorisë Superiore prodhoi edhe verdiktet përfundimtare të sezonit.
Tirana kampionia e re e Shqipërisë do të marrë pjesë në turin e të eliminator të Ligës së Kampioneve. Kampionia do të marrë një shpërblim financiar prej 65 mijë eurosh nga Federata Shqiptare e Futbollit në formë investimi.
Flamurtari, fitues i Kupës së Shqipërisë do të luajë së bashku edhe Vllazninë (vendi i dytë) e Dinamon (vendi i tretë) do të luajnë në kualifikueset e Ligës së Europës, por vlonjatët do ta nisin nga turin e dytë eliminator i Euroligës.
Bylis e Partizani janë dy skuadrat e Kategorisë Superiore që do të luajnë ndeshjet e play-out me dy skuadrat e Kategorisë së Parë, që u renditën në vendet 3-4.
Elbasani e Lushnja do të luajnë sezonin e ardhshëm një kategori më poshtë, në të Parën.
Të mërkurën e ardhshme në “Qemal Stafa” e “Selman Stërmasi” do të luhen ndeshjet për një vend në Superligë, Bylis-Gramozi e Partizani-Kastrioti.
Verdiktet e sezonit 2008-2009
Kampione
Tirana
Kupa e Shqipërisë
Flamurtari
Play-out
Bylis, Apolonia
Bien nga Kategoria
Elbasani, Lushnja
Ngjiten në Superligë
Laçi, Skënderbeu
Ndeshjet e play-out
Bylis - Gramozi
Partizani - Kastrioti
Në Europë
KAMPIONËT E SHQIPËRISË
Kategoria Superiore
Tirana
Kategoria e Parë
Laçi
Kategoria e Dytë
Memaliaj
E Shtune, 23 Maj 2009