Bien Lushnja e Elbasani, Bylis e Partizani në play-outIncidente midis tifozerive kundërshtare në “Roza Haxhiu”, ndërhyn policia. Apolonia e Flamurtari shkatërrojnë Shkumbinin e Besën në ndeshje stërvitore

Edhe pse fitoi përballjen direkte me Partizanin (1-0), Lushnja shoqëroi Elbasanin në “misionin” drejt Kategorisë së Parë, në një takim dramatik të mbyllur me incidente midis tifozerive kundërshtare e me një ndërhyrje të fortë të forcave të rendit për të rivendosur nën kontroll situatën e krijuar kordonin mbrojtës të treshes së gjyqtarëve maqedonas. Të kuqtë nga kryeqyteti, që i dolën të mbijetojnë nga rrëzimi direkt, do të luajnë së bashku edhe me Bylisin ndeshjet e play-out me dy skuadrat e Kategorisë së Parë, që u renditën në vendet 3-4, respektivisht me Kastriotin e Gramozin të Kategorisë së Parë.
LUSHNJA-PARTIZANI 1-0
Në një “Roza Haxhiu” elektrizues e të tejmbushur, rreth 9 mijë shikues, ku 1000 kishin ardhur nga kryeqyteti, Lushnja e Partizani, zhvilluan një nga ndeshjet më dramatike në javën e fundit të kampionatit. Klodian Arbëri ishte protagonist i disa rasteve të humbura, por dhe Hasalla e vuri në vështirësi portierin Shehi. Partizani kërkoi një 11-metësh në minutën e 27-të, por nuk u konsiderua i tillë nga gjyqtari. Sulmuesi i Lushnjës, Dorian Bubeqi realizoi në minutën e 35-të, por anësori maqedonas kishte ngritur flamurin më parë. Në minutën e 41-të, Isidor Sekseri shënoi një gol të bukur për Lushnjën, duke u dhënë shpresë mbijetesë verdhëjeshilëve, kur djemtë e Ilir Gjylës kishin në dispozicion gati 50 minuta lojë për të shënuar golin e dytë, që do të thoshte edhe rrëzimi i Partizanit një kategori më poshtë.
FLAMURTARI-BESA 4-0
Flamurtari u tregua i pamëshirshëm ndaj një Besë që mburriti në Vlorë në thuajse në versionin U-19. Pas një pjesë të parë pa gola, fituesit e Kupës së Shqipërisë shpërthyen duke realizuar brenda pesë minutash 3 gola, dy me sulmuesin e talentuar Ardit Shehaj (64’ e 68’) të pasuar nga Arlind Rustemi në të 69’. Llogaritë e ndeshjes së “kontrollit” për Flamurtatin i mbylli golashënuesi më i mirë i vlonjateve në këtë edicion, kroati Mate Brajkoviç në minutën e 88-të. Flamurtari e përfundoi sezonin në vendin e 6-të me 42 pikë, dy më shumë se Besa, që në javë e fundit nuk u “ngop” së bëri dhurata për skuadrat kundërshtare.
APOLONIA-SHKUMBINI 3-1
Festë e jashtëzakonshme në “Loni Papuçiu”. Festë mbijetesë e triumfi njëkohësisht pas fitores 3-1 të Apolonisë me Shkumbinin. Dy gola të shpejtë në harkun e gjashtë minutave, së pari Agim Meta (14’) e më pas kapiteni Arbër Dhrami (20’), i siguruan Apolonisë në avantazh të dyfishtë në përballjen “miqësore” me Shkumbinin. Taulant Çerçizaj shënoi golin e tretë për fierakët në humbjen e pestë radhazi të peqinasve. Në fund të takimit, Shkumbini realizoi me penallti golin e nderit. Apolonia e trajnerit serb Esad Karishik siguroi përfundimisht mbijetësen në Kategorinë Superiore, për më tepër duke shmangur edhe zonën e play-out.
BYLIS-DINAMO 3-0
Bylisi, i rrezikuari i madh në pesë javët e fundit e favoriti kryesor për të rënë në Kategorinë e parë, realizoi një tjetër fitore me vlerë mbijeteseë, kësaj radhe kundër kampionëve të sezonit të kaluar, Dinamos (3-0). Në fakt, fitorja e formacionit ballshiot pritej, pasi kundërshtarët blu nga kryeqyteti në asnjë rast nuk u impenjuan seriozisht për sfidën me Bylisin, duke udhëtuar në “Adush Muça” me mendjen te pushimet e sezonin e ardhshëm. Gentian Muça e Maringlen Kule shënuan dy gola brenda dhjetë minutash, 19 e 28’, ndërkohë që golin e tretë e realizoi “legjionari” sllav Dejan Godar në minutën e 88-të. Gjithsesi, Dinamo në kundërpërgjigje të tre golave të Bylist, goditi tri herë shtyllën.
ELBASANI-TEUTA 3-2
Elbasani në versionin “junior” i bëri një mbyllje të bukur kampionatit, pavarësisht se fitorja 3-2 kundër Teutës në “Ruzhdi Bizhuta” nuk i bëri asnjë punë 2-herë kampionëve të Shqipërisë, që rikthehen pas gjashtë sezonesh në Kategorinë e Parë. Pas një goli në pjesën e parë të talentit elbasanas Eder Peti, fundit i takimit ishte i gjithë për t’u shijuar pasi në fraksionin e dhjetë minutave u shënuan katër gola, nga dy për çdo ekip, ku spikati dygolëshi i sulmuesit të Teutës, Vangjel Mile. Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, gjatë një interviste nga dhomat e paraburgimit në Rrogozhinë, akuzoi FSHF-në si shkakun kryesor të rrëzimit të Elbasanit, me argumentin prishjes së kampionatit për shkak të afrimit të datës së finales së Kupës së Shqipërisë
E Shtune, 23 Maj 2009