E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana-Vllaznia, bilbila nga SllovakiaDeri tani numërohen 11 gjyqtarë të huaj që kanë gjykuar një ndeshje midis dy skuadrave shqiptare në të dyja kompeticionet, kampionat e kupë, duke nisur nga viti 2002, kur spanjolli Fernandez Marin drejtoi n

Tirana-Vllaznia, “finalja” e sezonit 2008-2009 do të drejtohet nga një treshe gjyqtarësh sllovakë. Kryesor është Vladimir Hrniak, ndërsa ndihmësa të tij janë Radomir Sluk dhe Vlastislav Laskovski.

Kjo është hera e katërt që një gjyqtar i huaj do të gjykojë këtë çift skuadrash, tre herët a para kanë ndodhur të gjitha në Kupën e Shqipërisë.

Italiani Stefano Farina (2006) dhe gjermani Babak Rafati (2008) gjykuan në finalet e Kupës, ndërsa slloveni Dario Ceferin (2009) në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës.

Deri tani numërohen 11 gjyqtarë të huaj që kanë gjykuar një ndeshje midis dy skuadrave shqiptare në të dyja kompeticionet, kampionat e kupë, duke nisur nga viti 2002, kur spanjolli Fernandez Marin drejtoi ndeshjen Dinamo-Tirana (0-0).

 “Xhaketa të zeza” nga Italia mbajnë dhe rekordin me gjashtë treshe të kryesuara nga Xhanluka Paparesta  Alfredo Trentalanxhe, Stefano Farina, Paolo Taljavento, Andrea Romeo e së fundi nga Gabriel Gava.
 
Gjyqtarët e huaj dhe ndeshjet

2009
Sezoni 2008-2009

Tirana-Vllaznia
Vladimir Hriniak (Sllovaki)

Lushnja-Partizani
Aleksandër Stavrev (Maqedoni)

Gjysmëfinalet e
Kupës Shqipërisë

Shkumbini-Flamurtari    1-1
Gabriele Gava (Itali)

Tirana-Vllaznia    1-0
Darko Ceferin (Slloveni)

2008
Sezoni 2007-2008
Dinamo-Partizani 2-1
Paolo Taljavento (Itali)

2008
Sezoni 2007-2008,
Kategoria e Parë
Laçi-Apolonia 1-1
Andrea Romeo (Itali)

2008
Finale e
Kupës së Shqipërisë
Vllaznia-Tirana 2-0
Babak Rafati (Gjermani)

2006
Finale e
Kupës së Shqipërisë
Vllaznia-Tirana 0-1
Stefano Farina (Itali)

2003
Finale e
Kupës së Shqipërisë
Dinamo-Tirana 1-0
Alfredo Trentalanxhe (Itali)

2003
Plej-of,
sezoni 2002-2003
Lushnja-Apolonia 4-1
Xhanluka Paparesta (Itali)

2002
Sezoni 2001-2002
Dinamo-Tirana 0-0
Fernandez Marin (Spanjë)

E Shtune, 23 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›