10 mafiozet me te medhenj te historise se njerezimit

10 - Vincent the chin gjiganti
I lindur ne Nju-Jork ne vitin 1928 Vincent Gjiganti ishte nje karakter shume i vecante. Ai e braktisi shkollen ne klase te nente dhe filloi te merrej me boks. Fitoi 21 nga 25 ndeshje qe zhvilloi per peshat e lehta. Kur u be 17 vjec filloi veprimtarine kriminale qe te mund te nxirrte shpenzimet e jeteses. Perfundimi ishte shtate arrestime qe para se te mbushte 25 vjec. Vepra e tij e pare domethenese si gangster pjesetar i familjes Genovese ishte atentati per te vrare Frenk Costellon por plumbi i Gjigantit nuk e shtriu dot perdhe objektivin. Por pavaresisht kesaj ai i ngjiti me shpejtesi shkallet e hierarkise ne familjen Genovese duke u bere kapo e me pas lsquokonsigliere i familjes rreth viteve lsquo80. Me vone pas deshtimit te bosit te familjes Toni Salerno Gjiganti u be njeriu me i rendesishem. Por ajo qe e ben te vecante eshte se mashtroi gjithe sistemin gjyqesor te Amerikes dhe evitoi burgun duke bere si i cmendur ne sallen e gjyqit. Me pas vendosi ta vazhdonte lojen e tij. Ai sillej vazhdimisht si i cmendur madje dilte rrugeve veshur me rrobedeshamber. Por me ne fund ne vitin 2003 e pranoi para trupit gjykues se nuk ishte nje i cmendur dhe u burgos. Vdiq ne burg ne vitin 2005 per shkak te problemeve me zemren.
9 - Albert Anastasia
Lindur ne Tropea Itali ne vitin 1903. Ishte ende nje adoleshent kur emigroi ne Amerike. U perzje ne disa veprime kriminale ne operacionin e portit te Bruklinit dhe u dergua ne burgun Sing Sing ku qendroi 18 muaj per vrasjen e nje punonjesi te portit por vdekja misterioze e te gjithe deshmitareve solli lirimin e tij te shpejte. Ai mori nje reputacion shume te madh si vrases me pagese cka solli rekrutimin e tij nga organizata mafioze e Joe Maserias. Anastasia ishte gjithashtu shume besnik kundrejt Laki Lucianos i cili kishte plane per te sunduar gjithe boten kriminale te USA. Me pas pa asnje problem Anastasia e tradhtoi Maserian dhe ishte nje nga ata qe Laki Luciano dergoi per ta vrare. Me kalimin e kohes ne vitin 1944 Anastasia u be kryetrim i grupit te eliminimeve. Por e cuditshmja eshte qe nuk u denua kurre per vrasje. Grupi qe ai drejtonte kishte kryer nga 400 deri ne 700 vrasje. Ne vitet 50 Anastasia u be kryetari i familjes Luciano por Carlo Gambino e donte ate pozicion. Shume besojne se Gambino e vrau Anastasian tek nje berber ne vitin 1957.
8-Joseph Bonanno
I lindur ne vitin 1905 Bonanno u rrit ne Sicili ne vendlindjen e tij dhe ngeli jetim kur ishte 15 vjec. Ai u largua nga Italia ne kohen e fuqizimit te Musolinit dhe beri nje qendrese te vogel ne Kube para se te arrinte ne USA ne moshen 19-vjecare. Ai u bashkua me mafian si menyre per te luftuar Musolinin. Pseudonimi i tij ishte Joey Bananas. Ai u bashkua me Salvatore Maranzano. Perpara se Luciano ta vriste ate Maranziano krijoi Komisionin nje trupe qe drejtonte mafian e gjithe USA. Bonanno u be kryetari i njeres prej familjeve mafioze. Ai e zgjeroi biznesin e tij te ligjshem me shume baxho djathi punishte veshmbathjesh dhe sipermarrje funerale. Kjo e fundit ishte menyra perfekte per te zhdukur kufomat e armiqve. Por planet per te zhdukur familjet e tjera rivale u kthyen kunder tij dhe Bonanno u mor peng per 19 dite derisa ra dakord qe te dilte ne pension dhe te hiqte dore nga mafia.
7-Dutch Schultz
Arthur Flegenheimer me vone i njohur si Dutch Schultz lindi ne Bronks ne vitin 1902. si adoleshent ai bente cudira kriminale per te impresionuar bosin dhe njekohesisht mentorin e tij Marcel Poffo. Ne moshen 17-vjecare ai beri pak burg per vjedhje. U lirua dhe vemendja e tij me e madhe u perqendrua tek pasurimi. Per te arritur objektivin e tij ai do mund te vriste kedo qe i dilte para pa piken e hezitimit dhe te meshires. Kjo e mbante gjate gjithe kohes ne treg dhe ishte gjithmone nje mafioz shume kompetitiv. Ai luajti nje rol te madh ne formimin e Sindikates por Luciano dhe Kapone u bene armiqte e tij. Ne vitin 1933 shteti donte ta burgoste keshtu qe ai u fsheh ca kohe ne Nju-Xhersi por territori i tij ne Nju-Jork mbeti i pambrojtur dhe Laki Luciano perfitoi nga ky rast. Schultz u kthye ne 1935 per te marre hak por grupi vrases i Albert Anastasias e vrau para se te mund te bente ndonje dem.
6- John Gotti
Ne historine e mafiozeve qe sunduan Nju-Jorkun John Gotti ka patjeter vendin e tij. Ai u lind ne Bruklin ne vitin 1940 dhe qe i vogel e kishte enderr qe te behej gangster. Ne moshen 16-vjecare ai u bashkua me nje grup kriminal qe quhej Fulton-Rockaway Boys. Shume shpejt ai u be kryetari i tyre duke vjedhur makina e duke i shitur ato. Ne vitet lsquo60 ai filloi bashkepunimin e tij me mafian. Ne fillim te viteve 70 u be kryetari i nje familjeje te vogel e cila ishte nen sundimin e Gambinove. Ai ishte ekstremisht ambicioz keshtu qe filloi merrej me shitjen e droges gje qe ishte e ndaluar nga rregullat e familjes. Ne kete menyre Paul Castellano kryetari i familjes urdheroi vrasjen e Gottit. Por Gotti ishte me i shkathet dhe e vrau Castellanon jashte nje restoranti ne vitin 1985. Gotti u be kryetari i familjes Gambino. Nuk ka rendesi sa here shteti u perpoq ta denonte dhe ta demaskonte si kriminel dhe si kryetari i familjes me te madhe mafioze ne vend akuzat gjithnje rrezoheshin per mungese provash. Por me ne fund u denua per vrasje me 1992 dhe vdiq ne burg me 2002 nga kanceri.
5-Meyer Lansky
Lindi ne Rusi ne vitin 1902. Prinderit e tij ishin hebrenj. Ne moshen 9-vjecare u transferua ne Nju-Jork. Ai u njoh me Lucianon kur ishin akoma shoke shkolle. Luciano i vinte gjoba dhe Lansky nuk paguante keshtu qe ziheshin me grushte. Luciano u impresionua nga kurajoja dhe qendresa e Lanskit keshtu qe u bene shoke perjete. Lansky njohu edhe Bugsy Siegel kur ishte adoleshent dhe te tre formuan nje partneritet shume te fuqishem. Primare per Lanskin ishin parate e mbledhura nga bastet. Ai kishte biznese ne Kube ne Nju-Orleans ne Florida etj. Ai atje themeloi edhe nje banke ne Zvicer e cila shfrytezohej nga te gjithe per pastrim parash. I lindur si nje gjeni i financave ai ideoi dhe bashkethemeloi Sindikaten Kombetare te Krimit te Organizuar si dhe Komisionin. Por lsquoeshte biznes dhe jo personale funksionoi shume mire per Lanskin. Ai miratoi vrasjen e shokut te tij te ngushte Siegel pasi Siegel nuk ishte i afte te sillte perfitime per Sindikaten. Edhe pse kishte kompani te jashteligjshme bastesh ne gjithe boten Lanski nuk beri kurre asnje dite burg.
4-Frank Costello
Francesco Castiglia u lind ne vitin 1891 ne Itali dhe shkoi ne USA bashke me familjen e tij kur ishte 4 vjec. Ai e nderroi emrin ne Frank Costello kur u bashkua me nje bande rrugesh ne moshen 13-vjecare. Pas nje numri shume te madh krimesh ai u burgos. Ne burg u njoh me Laki Lucianon bashke me vone do te themelonin krimin e organizuar dhe do te akordonin qindra marreveshje per bastet e te tjera. Pika e forte e Costellos ishte pozicioni i tij si nyje lidhese midis Mafies dhe Partise Demokrate Amerikane. Kjo i mundesonte atij dhe shume mafiozeve te tjere qe te korruptonin te ngarkonin e madje te shkarkonin politikane nga funksionet e tyre shteterore sipas interesave te mafies. Pas arrestimit te Lucianos Costello u be kryetari i familjes dhe konsolidoi dhe shtoi me tej aksionet dhe perfitimet e familjes. Por midis tij dhe Vito Genoveses i cili ishte nenkryetar i familjes shpertheu nje mosmarreveshje e madhe ne vitet lsquo50. Me pas erdhi atentati nga ana e Vincent Gjigantit i cili edhe pse deshtoi solli daljen ne pension te Costellos i cili vdiq ne paqe ne vitin 1973.
3-Carlo Gambino
Carlo Gambino rridhte nga nje familje e cila kishte qene ne mafien italiane per shekuj me radhe. Ai filloi te bente vrasje me pagese qe adoleshent dhe po adoleshent u be kryetar bande. Por kur Musolini filloi te fuqizohej Gambino emigroi ne USA atje ku jetonte kusheriri i tij Frank Costello. Ai u be lsquoi forti i shume familjeve mafioze derisa ne fund u bashkua me Laki Lucianon. Pas ekstradimit te Laki Lucianos ne vitet lsquo40 Alberto Anastasia mori pushtetin ne dore por Gambinio mendoi se ishte moment i tij per te shkelqyer keshtu qe e vrau Anastasian ne vitin 1957. Ai u vetemerua Boss dhe sundoi me dore te hekurt gjithe Nju-Jorkun derisa vdiq nga shkaqe natyrale ne vitin 1976.
2 - Laki Luciano
Salvatore Lucania lindi ne Sicili ne vitin 1987 por familja e tij u transferua ne Nju-Jork 9 vjet me vone. Qe ne moshe te re ai u bashkua me Five Points Gang nje bande ne te cilen u edukuaedhe Al Kapone. 5 vjet me vone Luciano themeloi nje perandori mafioze te ardhurat e se ciles bazoheshin tek prostitucioni dhe bastet. Ai mori ne dore kontrollin e gjithe Manhatanit. Por pas nje atentati te deshtuar kunder tij ne vitin 1929 Luciano nisi planet per themelimin e Sindikates Kombetare te Krimit te Organizuar si nje shtojce e Komisionit te Salvatore Maranzanos. Ai u bashkua me Meyer Lansky. Te dy bashke eliminuan cdo kundershtar dhe ne vitin 1935 Laki Luciano njihej si Boss i Boseve jo vetem ne Nju-Jork por ne gjithe USA. Ai u arrestua dhe u denua me 30-50 vjet burgim por me pas u ekstradua ne Itali ne vitin 1936. Ai ishte aq i fuqishem sa qe inteligjenca e ushtrise amerikane kur hyri ushtria amerikane ne Itali gjate Luftes se Dyte Boterore kerkoi ndihmen e tij. Ai vdiq nga nje infarkt ne vitin 1962.
1-Al Kapone
Ne qofte se ka ekzistuar ndonjehere ndonje mafioz aq i fuqishem e brilant sa te meritonte te ishte ne krye te kesaj liste ai eshte Al Kapone. Emir i tij i vertete eshte Alphons Capone dhe lindi ne Brooklyn ne vitin 1899. Prinderit e tij ishin emigrante italiane. Ai e nisi veprimtarine e tij me bandat e vogla te rrugeve ne Nju-Jork. Me pas u bashkua me Five Points Gang dhe u be nje lsquoekzekutues. Gjate ketyre koheve ai mori edhe nofken lsquoScarface per shkak te disa plageve qe mori gjate nje ekzekutimi. Kapone u transferua ne Cikago ne vitin 1919 dhe shume shpejt ngjiti shkallet e hierarkise mafioze te Cikagos duke punuar per Johnny Torrio. Me pas Kapone u be mbrojtesi i Torrios. Ishin kohera trazirash e depresionesh keshtu qe pa asnje problem Kapone zhvilloi prostitucionin bastet dhe kontrabanden e alkoolit. Ne vitin 1925 Torrio u plagos ne nje perleshje midis familjeve mafioze dhe Kapone atehere vetem 25 vjec u be kryetar i familjes. I njohur per inteligjencen e tij te jashtezakonshme per deshiren per te qene i famshem ai njihej gjithashtu edhe si nje person jashtezakonisht i rrezikshem dhe ekstremisht i dhunshem. Orkestrimi i masakres se Shen Valentinit ne vitin 1929 ne te cilin u vrane qindra mafioze rivale e verteton kete tipar te tijin. Por cuditerisht ne vitin 1939 agjenti federal i thesarit Eliot Ness e arrestoi per evazion fiskal.