E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshime ne mature/ Te gjitha provimet ne nje dite

Ministri i Arsimit dhe i Shkences z. Myqerem Tafaj konfirmoi dje ndryshimet ne Maturen Shteterore korrigjimi do te behet me shpejt

Prej vitit te ardhshem Matura Shteterore do te pesoje nje tjeter lifting. Sipas ministrit te Arsimit dhe te Shkences z. Myqerem Tafaj i cili foli dje perpara mediave matura do te behet me dinamike duke shkurtuar oret e dhenies se provimit grumbullimin e tyre ne nje dite te vetme si edhe me korrigjim te shpejte nga qendrat e korrigjimit te provimeve te matures.

Ndryshimet

Ndryshimet e vitit 2011 sipas ministrit Tafaj do te kene te bejne me procedurat. Ne kete menyre provimet e detyrueshme dhe me zgjedhje te Matures Shteterore do te jepen ne nje dite dhe jo ne dy dite te vecuara sic ka ndodhur deri me sot. Gjithashtu provimet do te jene me te shkurtra 1 ore e gjysme lendet e detyrueshme dhe 3 ore lendet me zgjedhje ne ndryshim nga 3 qe kane qene vitin e kaluar.

Kete vit per here te pare maturantet do te marrin Diplomen e Matures Shteterore pas perfundimit te shkolles se mesme nese arrijne te marrin nota kaluese ne te kater provimet. Ne te kundert ata do te duhet ti rijapin keto provime vitin e ardhshem pasi nuk do te kete vjeshte. Ministri Tafaj paralajmeroi gjithashtu ngritjen e dy qendrave te reja per korrigjimin e testeve duke i cuar ne gjashte cka do te sjelle korrigjim me te shpejte te provimeve.

Dhe fundi po vjen

Por nderkaq ky pritet te jete edhe viti i fundit ku matura eshte sistemi i vetem i pranimeve ne universitete. Sistemi i pranimeve ne universitete do te ndryshoje fytyre pasi matura nuk do te jete me kriteri i vetem i pranimeve. E gjithe kjo nese ligji i ri per financimet qe eshte prezantuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences hyn ne fuqi. Kjo pasi sipas draftit te Ministrise se Arsimit ligji i ri per financimin do tu lere ne dore vete universiteteve qe te percaktojne kriteret e pranimit ku per shkak te rrethanave matura pritet te jete serish mjeti kryesor i perdorshem.

Modelet te cilat perdoren nga vendet e tjera variojne por ajo cka eshte e sigurt sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences eshte qe universitetet ne vend duke qene se do te kene nje financim ne baze te matures do te kene ne dore vete sistemin e pranimeve. Pritet qe ne universitetet publike kjo te ndikoje ne shume pak dege te profilizuara te cilat kane specifika te vecanta.

Duke qene se financimi do te bazohet mbi maturen universitetet do te jene te prira qe te kene ne baze te pranimeve serish maturen. Por ne dege si gjuhet e huaja arkitektura e dege ku talenti apo njohurite paraprake jane te domosdoshme atehere testi nuk perjashtohet. Ne dege te vecanta mund te vendoset edhe kriter note sic ka qene nje nder kerkesat e kahershme te Universitetit te Vlores.

Institucionet e Arsimit te Larte jane te lira te vendosin standardet e tyre kritere te vecanta per pranimin e studenteve por per studentet te cilet do te perfshihen ne skemen e financimit do te aplikohet si kriter nje kufi minimal i pikeve te Matures Shteterore dhe notes mesatare te shkolles se mesme. Ky kusht synon te mbroje cilesine dhe te ule riskun qe IAL-te te pranojne studente me mesatare te ulet thjesht per te rritur numrin e studenteve nga i cili varen dhe fondet publike qe ato perfitojne - percakton drafti i ministrise.

Por sipas tij per qellime te pranimit te te interesuarve te tjere qe kane perfunduar shkollen e mesme para aplikimit te Matures Shteterore rezultatet e kesaj te fundit ndoshta nuk jane te krahasueshme dhe te perdorshme. Per kete kategori studentesh IAL-te do te lejohen te ndertojne rregullat e tyre transparente per te zbatuar politika te perfshirjes dhe barazise sociale. Numri i pritshem i studenteve ne kete kategori te pakten ne te ardhmen e afert pritet te jete i vogel - percaktohet ne draft.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›