E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati tapite per 928 kryeqytetas

928 qytetare te Tiranes kane gati te gjithe dokumentacionin per tu bere pronare te shtepive te tyre. Drejtoria Rajonale e Agjencise se Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/ndertimeve Informale ne qarkun e Tiranes ka pergatitur dokumentacionin e nevojshem tekniko-ligjor per te gjithe keta kryeqytetytas. Keto dosje te pergatitura i perkasin qytetit te Tiranes per 11 njesite bashkiake. Tashme mjafton qe qytetaret qe kane emrin ne liste te paraqiten prane sporteleve te Drejtorise Rajonale te ALUIZNI-t Tirane per te terhequr formularet e pagesave per shlyerjen e detyrimeve financiare me qellim qe te procedohet me tej me legalizimin e ketyre objekteve. Shperndarja e faturave behet sipas grafikut njesia 1 dhe 2 diten e hene njesia 3 dhe 4 diten e marte njesia 5 dhe 6 diten e merkure njesia 7 dhe 8 diten e enjte njesia 910 dhe 11 diten e premte.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›