Letra e nje te cmenduri

fare eshte cmenduria Ndersa fjalori i cdo gjuhe e perkufizon si nje semundje mendore leksiku i perditshem i dhuron nje orientim social drejtuar nga individi qe bind se nuk eshte vetem patologji. Sa here ne dite themi Ti je i e cmendur menduri qe beme Jemi te cmendur pas njeri-tjetrit Punojme si te cmendur Me cmende me keto qe me thua menduria jote eshte gjeniale etj. etj. Botojme Letra e nje te cmenduri te Mopasanit
Me 17 shkurt te viti 1885 ne gazeten franceze Gil Blas nen pseudonimin Maufringneuse babai i tregimit modern Gay de Mupassant publikoi nje tekst te pazakonte Letra e nje te cmenduri. Ishin fjalet e nje personi qe dyshonte se qe cmendur por dhe qe luante me kete dyshim duke gjykuar perceptimin njerezor ndaj botes.
Cfare eshte cmenduria Ndersa fjalori i cdo gjuhe e perkufizon si nje semundje mendore leksiku i perditshem i dhuron nje orientim social drejtuar nga individi qe bind se nuk eshte vetem patologji. Sa here ne dite themi Ti je i e cmendur Cmenduri qe beme Jemi te cmendur pas njeri-tjetrit Punojme si te cmendur Me cmende me keto qe me thua Cmenduria jote eshte gjeniale etj. etj.
Shume here. Jo rralle do donim te ishim pjese e kesaj permbajtjeje e ndalemi duke reflektuar ne perceptimet e saj e jo rralle cmenduria eshte ajo cka ne duam. Cmenduria nuk eshte vetem crregullim e semundje vizioni i saj mbi oren diten ngjarjen personin shpesh provokon kendveshtrimin tone mbi boten e ve ne pikepyetje realitetin. Quajme te tille gjithcka qe kapercen kornizen e normales qe largohet nga ato rregulla te perkufizuara te pranueshme. Cka eshte normale per ty nuk eshte e pranueshme per tjetrin cka per nje tjeter eshte rregull per ty vec nje lemsh cka per dike eshte e panjohur dhe e pa kuptueshme eshte per nje tjeter forma me e arrire ndaj se vertetes. Po cilat jane rregullat dhe kornizat e cfare eshte lemshi E ketu lind dhe problemi i percaktimit te ketij fenomeni qe historikisht dhe bota njerezore nuk ka mundur ta identifikoje saktesisht. Klasicizmi e shenjteroi duke e quajtur zeri hyjnor qe duhej degjuar per tu interpretuar. Mesjeta e konsideroi perfaqesuesin e djallit qe duhej liruar nga e keqja. Rilindja i dhuroi lirine mjaft te lexosh Elegji per cmendurine te Erasmit te Roterdamit ku cmenduria konsiderohej e ndryshme si per filozofine e jetes ashtu dhe per vlerat e saj. Ne mesjete te cmendurit perfundonin ne turra drush kurse ne gjysmen e lsquo700-s te burgosur ne burgje. Kontakti terapeutik ndaj saj u arrit ne fund te shek. XVIII ndersa me lsquo800 nen ndikimin e pozitivizmit e perkufizojne si nje makine e prishur qe vec me psikanalizen e Frojdit gjeti me lsquo900 rrugen e sherimit.
Edhe cmenduria meriton duartrokitjet e saj - shprehej poetja Alda Merini. Cmenduria si dielli iken duke shetitur neper bote e nuk ka vend ku nuk shkelqen - shkruante Shekspiri. Cmenduria ka kater forma - thote Platoni - profetike purifikuese hyjnore dhe dashurore. Cmenduria nuk eshte vetem crregullim e semundje ate e gjen tek romanticizmi i nje adoleshenti tek gjenialiteti i nje artisti tek erotizmi i nje cifti tek makabriteti i nje diktatori tek novacioni i nje studiuesi tek pena e nje shkrimtari cmenduria eshte shpesh reflektimi ndaj nocionit te identitetit perceptimi ndaj gjithckaje qe te rrethon.
Me 17 shkurt te vitit 1885 ne gazeten franceze Gil Blas nen pseudonimin Maufringneuse babai i tregimi modern Gay de Mupassant publikoi nje tekst te pazakonte Letra e nje te cmenduri. Ishin fjalet e nje personi qe dyshonte se mos qe cmendur por dhe qe luante me kete dyshim duke gjykuar perceptimin ndaj botes. Nje organ me shume ose me pak ne trupin tone do na lejonte nje inteligjence te ndryshme - shkruan ai e konsideronte te limituar njohurite tona ndaj universit te kushtezuara nga aftesite individuale te pese shqisave humane. Degjojme cka mund te degjojme shohim cka mundim te shohim nuhasim shijojme e prekim cka eshte e mundur ta bejme. E gjitha kjo ndryshon nga nje individ ne tjetrin e nuk na jep kurrsesi ekskluzivitetin njohes te asaj cka eshte gjithesia. Gay de Mupassant i influencuar nga Zola Flaubert Schopenhauer kerkon tek boshlleku e padukshmja tek ajo cka pra vete fjala cmenduri do te thote ne latinisht boshllek perceptimin e gjithckaje qe pese shqisat njerezore nuk jane te afta ti dallojne. Leximi i kesaj letre pas me shume se nje shekulli te bind asgje nuk ka ndryshuar nga perceptimi human mbi boten se frika ndaj se panjohures e interpretimi i saj gjenial kushtezohet nga mendimi i nje cmendurie te papritur.
Letra e nje te cmenduri
Doktori im i dashur jam ne duart tuaja. Beni me mua ate cka ju duket me e drejte. Po ju pershkruaj hapur gjendjen e mendjes sime keshtu ju gjykoni se eshte me mire tu nenshtrohem kurave ne ndonje sanatorium apo te mbetem pre e halucinacioneve dhe e vuajtjeve qe po me mundojne.
Ja historia e gjate dhe e vertete e se keqes se vecante te shpirtit tim. Po jetoj si cdo njeri tjeter me sy te verber e te hapur ndaj jetes pa u cuditur e pa kuptuar.
Po jetoja sic jetojne te gjithe duke pare jeten me syte e hapur e te verber te njeriut pa u cuditur dhe pa e perceptuar.
Jetoja si kafshet sic jetojme te gjithe ne duke kryer funksionet e ekzistences duke ekzaminuar e duke besuar se shikoja duke besuar se dija duke besuar se njihja ate cka me rrethonte derisa nje dite kuptova se e gjitha kjo eshte false.
Eumlshte nje fraze e Montesquieu-se qe ka ndricuar papritmas mendjen time. Nje organ me shume ose me pak ne trupin tone do te na lejonte nje inteligjence te ndryshme. Ne fakt te gjitha rregullat e trupit tone e gjithcka tjeter do ishte ndryshe ne rast se trupi yne do ishte ndryshe Kam reflektuar mbi kete gje per shume muaj muaj pas muaji e pak nga pak nje qartesi e cuditshme penetroi tek une e u shfaq erresira. Ne fakt organet tona jane percjellesit e vetem midis botes se jashtme e vetvetes. Inferioriteti yne egoja jone eshte ne kontakt me pjesen e jashtme te botes me ane te disa shqisave nervore terminale. Pervec kesaj bota e jashtme na humbet per madhesine e saj kohezgjatjen e saj pasurite e panumerueshme e te padepertueshme origjinen e saj te ardhmen e fundin e saj format e largeta e shfaqjet infinite dhe organet tona ndaj kesaj pjese te vogel te saj qe njohim mund te na japim vetem informacione sa te paqarta aq dhe te pakta ne numer. Te paqarta pasi jane vetem pronesi e organeve tona qe percaktojne per ne pronesite e dukshme te lendes. Te pakta ne numer pasi shqisat tona jane vetem pese keshtu qe fusha e studimit dhe natyra e shprehjes se tyre jane shume te limituara. Shpjegohem.
Syri transmeton dimensione format ngjyrat. E na genjen ne keto trie pika. Na shpreh ne vetem objektet e qeniet e nje madhesie mesatare te nje formati njerezor per te cilen perdorim fjalen e madhe ne percaktimin e gjerave dhe fjalen e vogel ne percaktimin e disa te tjera vetem sepse dobesia e syrit nuk na lejon te njohim gjithcka qe eshte shume e thelle apo shume e vogel per te. Keshtu qe syri nuk njeh e nuk shikon pothuajse asgje nga i gjithe universi. Sic nuk njeh yllin e gjendur ne hapesire e mikrobin qe jeton ne nje pike uje. Dhe sikur veshi yne te ishte njeqind here milione me i fuqishem nuk do te perceptonte ajrin qe thithnim te gjitha llojet e qenieve te padukshme e te gjithe banoret e planeteve prane e do te ekzistonin akoma mjaft tipa infinite kafshesh e bote kaq te largeta qe syri nuk mund ti arrinte. Pra te gjithe idete tona mbi permasat jane false pasi ne nuk njohim limitet e madhesise e vogelsise. Vetedija jone ndaj madhesive e figurave nuk ka nje vlere absolute pasi eshte e percaktuar vetem nga fuqia e nje organi e perballja konstante me vetveten tone. Le te shtojme gjithashtu qe syri eshte i paafte te shoh te shoh transparenten. Nje xham perfekt e genjen. E ngaterron me ajrin qe nuk mund te shihet. Kalojme tek ngjyrat. Ngjyra ekziston pasi syri yne eshte formuar ne menyre te tille qe e transmeton ne tru nen formen e ngjyres menyrat e ndryshme me te cilat trupat thithin e dekompozojne rrezet e shndritshme qe i godasin ne funksion te kompozimit te tyre kimik. Permasat e ndryshme te kesaj thithjeje e dekompozimi krijojne tonalitetin e ngjyres. Keshtu pra ky organ i imponon mendjes sensin relativ te shikimit ose me mire menyren arbitrare te konstatimit te dimensioneve e te perceptimit te raportit te drites me lenden. Ekzaminojme veshin. Me shume sesa me syrin ne kete rast ne jemi lolo budallenj e viktima te ketij organi fantazues. Dy trupa perplasen e krijojne nje lloj levizjeje te atmosferes. Kjo levizje ben te vibroje ne veshin tone nje pjese te vogel e lekures qe transformon menjehere ne tingull dicka qe ne te vertete nuk eshte vese nje vibrim. Natyra eshte e heshtur. Por daullja e veshit zoteron aftesine e mrekullueshme te transmetoje ne degjimin tone e nen forma sensacionesh te ndryshme te gjitha dridhjet e valeve te padukshme ne hapesire nen nje kuptim qe ndryshon sipas numrave te vibrimit. Ky transformim realizuar nga nervi i degjimit ne rrugen e shkurter nga veshi ne tru ka lejuar qe ne te prodhojme nje art te cuditshem muziken artet me poetike e te perpikta te papercaktueshme si endrra e te sakta si algjebra... Cfare te themi per shijimin e nuhatjen Do mund te njihnim parfumet e cilesite e disa ushqimeve pa aftesite e vecanta te hundes e gjuhes. Gjithe njerezimi do mund te ekzistonte pa veshin pa shijen pa nuhatjen pa asnje nocion te tingullit e degjimit. Pra po te kishim nje organ me pak do ishim te paditur ndaj gjerave te pazakonshme e ekselente por po te kishim nje organ me shume do zbulonim rreth nesh nje pafundesi gjerash te pakonstatuara me pare. Pra gabohemi kur gjykojme njohurine e jemi te rrethuar nga nje e papritur e paeksplorueshme. Gjithcka eshte e paqarte dhe mund te konceptohet ne menyra te ndryshme. Gjithcka eshte false gjithcka eshte e mundur dhe gjithcka eshte e dyshimte. Formulojme kete gje me proverbin E vertete nga kjo ane e Pirenejve gabim nga ana tjeter. E themi E vertete ne nje organ tonin e gabim ne tjetrin. Dy plus dy nuk bejne kater nga ana tjeter e atmosferes. E vertete ne toke gabim diku tjeter. Pra po e mbyll se misteret si elektriciteti gjumi hipnotizues transmetimi i vullnetit sugjerimet te gjitha fenomenet enigmatike mbeten te fshehura pasi natyra nuk na ka pajisur me organet e nevojshme per ti perceptuar. Pasi u binda se gjithcka qe u shfaqet senseve te mia ekziston vec per mua dhe menyra e perceptimit tim eshte e ndryshme nga ajo e nje tjetri pasi arrita ne konkluzionin se nje humanizem i bere ndryshe do kishte mbi boten mbi jeten mbi gjithcka ide absolute te kundertat nga tonat derisa bindjet tona varen vetem nga ngjashmeria e organeve tona e dallimet vetem nga diferencat e shqisave nervoze terminale bera nje sforcim te mendimit mbinjerezor per te dyshuar te papenetrueshmen qe me rrethon.
Jam cmendur Thashe me vete Jam rrethuar nga gjera te panjohura. Imagjinova njeriun pa veshe qe dyshon ekzistencen e tingullit sic ne dyshojme per ekzistencen e mjaft mistereve te fshehura njeriu qe ve re fenomenet akustike por qe nuk mund tu percaktoj as natyren e as prejardhjen. Kam frike nga gjithcka rreth meje frike nga ajri frike nga nata. Nga momenti qe ne nuk mund te njohim pothuajse asgje e nga momenti qe gjithcka eshte pa limit cfare mbetet Boshlleku apo jo Cfare ekziston ne kete boshllek te dukshem Ky terror konfuz ndaj te mbinatyrshmes qe ka ndrydhur njeriun qe nga lindja e botes eshte legjitim pasi e mbinatyrshmja nuk eshte tjeter vecse ajo cka mbetet nga e panjohura. Atehere kuptova terrorin. Mu duk se po arrija te zbuloja pak nga pak nje sekret te universit. Tentova te perpunoja organet e mia ti eksitoja per te perceptuar te padukshmen. Thashe gjithcka eshte nje qenie. Thirrja qe kalon ne ajer eshte nje qenie e ngjashme me shtazet pasi e tille lind prodhon nje levizje e transformohet per tu vdekur. Po keshtu dhe mendja e frikshme qe beson se eshte pa trup nuk gabon. Kush jane Sa njerez i dallojne ndalin para prezences se tyre dridhen nga kontakti i paperceptueshem i tyre. I ndiejme prane nesh e qark por nuk mund ti dallojme pasi nuk kemi sy per ti pare e as nje organ te panjohur qe mund ti zbuloje. Atehere me shume se cdokush tjeter une i ndieja keto prezenca. Qenie apo mistere Si mund ta di Nuk di te pergjigjem por mund te them se ndieja gjithmone pranine e tyre. Pashe pashe nje qenie te padukshme. Mbeta i palevizur per net te tera i ulur ne tavolinen time me koken nder duar duke menduar per te gjitha keto. Gjithmone besova se nje dore e padukshme apo nje trup i paprekshem po perkedhelte floket e mi. Nuk me preku pasi nuk ishte nje esence mishore por nje esence e paparashikueshme e panjohur. Nje nate degjova te kerciste parketi pas meje. Kerciti ne menyre te vecante. U drodha. U ktheva e nuk pashe asgje. Nuk e vrava me mendjen. Por nje dite me pas ne te njejten ore u verifikua e njejta zhurme. Isha aq i trembur u ngrita ne kembe i sigurt i sigurt i sigurt se nuk isha vetem ne dhome. Nuk pashe asgje. Ajri ishte i kthjellet e transparent kudo. Dy llambat e mia ndriconin cdo cep te dhomes. Zhurma nuk u perserit dhe e mora pak veten edhe pse shikoja here pas here perreth. Te nesermen u zgjova me humor te mire duke dashur te kuptoja se si shihet e padukshmja qe me vizitonte. E pashe. Per pak sa nuk vdiqa nga tmerri. Kisha ndezur te gjithe qirinjte mbi oxhak e dhoma ishte ndricuar si per feste. Dy llambat e mia digjeshin mbi tavoline. Perballe meje krevati im i vjeter prej dru pishe. Ne te djathte oxhaku. Ne te majte porta qe e kisha mbyllur me shul. Pas meje nje dollap i madh me pasqyre. Pashe ne te. Kisha syte e humbur e qepallat e zgurdulluara. U ula si cdo dite. Zhurma ishte shfaqur nje nate me pare e nje nate me pare e me pare ne oren 21 e 22 min. Prita. Kur arriti orari fiks perceptova nje sensacion te papershkrueshem si nje leng nje leng i parezistueshem me kishte penetruar te gjitha poret duke zhytur shpirtin tim ne nje terror te tmerrshem. Kercitja pas meje behet e forte e vjen drejt meje. U ngrita e kthehem papritmas pothuajse nuk rashe. Shikoja cdo gje si ne mes te dites e nuk shikoja veten ne pasqyre. Ishte boshllek i lire e plot drite. Ndodhesha perballe tij por jo brenda tij. E fiksova me veshtrim te trembur. Nuk guxova te afrohesha pasi ndieja ate prane meje i padukshmi qe me fshihte e nuk me linte te shihesha ne pasqyre. Qe e tmerrshme. Nisa te perceptoja nje mjegull ne fund te pasqyres nje mjegull qe kapercen nje pasqyre uji e mu duk qe ky uje rreshqiste lehte nga e majta ne te djathte duke e bere cdo sekonde me te qarte imazhin tim. Ishte si fundi i nje eklipsi. Ajo qe me fshihte nuk kishte konture por nje transparence opake qe qartesohej pak nga pak. Me ne fund munda te shihesha qarte si cdo dite kur shoh veten. Pra sidoqofte e pashe. E nuk e pashe me. E pres padurueshem dhe ndiej se mendja ime po humbet ne kete pritje. Qendroj per ore te tera net dite jave para pasqyres duke pritur. Ai nuk kthehet me. E kuptoj se une e kisha pare. Ndiej se do ta pres tere jeten deri ne vdekje para kesaj pasqyre si nje gjahtar. E brenda kesaj pasqyre nis e shoh imazhe bishash kufoma te shpifura shtaze te egra qenie te frikshme gjithcka te paimagjinueshme qe duhet te populloje mendjen e te cmendurve.
Ky eshte rrefimi im doktor i dashur. Thuame cte bej
Gay de Moupassant
17 shkurt 1885