Rikthimi i Mr. Elvisit/ Histori me rep seks dhe vajza klipesh

Ai eshte reper beqar dhe ende jeton me prinderit. Keto gjera mund te duken pak kontradiktore por per Mister Elvisin jane pjese e jetes se tij te thjeshte dhe te vertete. Pavaresisht shijeve ne muzike shume pak prej nesh i kane shpetuar mermeritjes se vargjeve te kenges se tij me te njohur Vajzat shqiptare prej se ciles e njohim pak a shume te gjithe. Ajo qe e vecon Mr. Elvisin nga te gjithe te tjeret bie ne sy sapo e takon ate ndryshe nga shume te tjere ai nuk ka gjerdane te trashe floriri as pantallona te gjera prej reperi pasi sic thote edhe vete preferon te jete i thjeshte. Ne nje interviste per standard Mr. Elvis rrefehet per rikthimin ne Shqiperi eksperienca ne Rusi dhe te rejat qe do te sjelle perfshi edhe femrat. Ruset jane te mira por jo me te mira se shqiptaret - thote reperi qe mendon se ashpersia te vajzat e Shqiperise i ben ato me te deshirueshme. Sekretet e klipeve ku duzina femrash kercejne me veshje provokuese dhe gjysme lakuriqe dashurite ne shesh-xhirime dhe sekuencat pikante qe fshihen e njerezit nuk i shohin dot.
Mr. Elvis jeni shkeputur per nje kohe te gjate nga skenat dhe ekranet. Cila eshte arsyeja e vertete e kesaj shkeputjeje
Jam shkeputur nga bota e muzikes dhe i kam lene fansat ne pauze per rreth nje vit e gjysme. Arsyeja e kesaj shkeputjeje eshte emigrimi im drejt Rusise per arsye pune. Por nuk kam ndenjur duarkryq per sa i perket muzikes. Rusia dhe sidomos miku im i shtrenjte Viktor mbiemrin nuk ia kujtoj dot se e kishte te ngaterruar me dhane nje shtyse dhe nje frymezim shume te madh per vargje te reja. Viktori pasi degjoi kenget e mia u habit nga gjalleria dhe temporitmi i tyre. E befasoi fakti qe kishte koleg pune nje reper.
Po ku konsiston ndihma e mikut tuaj Viktor
Ai me prezantoi me DJ e klubit me te madh te repit ne Moske Sheherazade Club. Rame dakord qe une te performoja live ne ate klub.
Perfundimi
Te them te verteten kisha shume frike dhe isha i sigurt qe nuk do dilja mire nuk do kisha sukses. Por kembengulja e Viktorit me detyroi te kapja mikrofonin dhe te kendoja. Perfundimi ishte nje ekzaltim. Edhe vete u habita. Vajzat ruse filluan te me trajtonin si rock-star. Me quanin Albanian-Timati pavaresisht se nuk kuptonin asnje fjale shqip. Timati eshte nje reper shume i famshem rus i cili ka bere bashkepunime me SnoopDog edhe Mario Winnas.
A patet ndonje aventure me ndonje vajze ruse
Jo vetem nje. Ato i kane shume per zemer shqiptaret. U pelqen shume gjaknxehtesia jone. qesh
A ishin me te mira se vajzat shqiptare
Kurrsesi. Une e kam thene edhe ne hitin tim Vajzat shqiptare se vajzat tona nuk i krahasoj me asnje lloj ne bote. Jo vetem qe jane te bukura por edhe shume te rrepta dhe pikerisht kjo rreptesi e tyre i ben magjepsese.
Jam shume dakord por vajzat ne klipet tuaja nuk duken dhe aq te rrepta. Ato kercejne pothuajse nudo
Te siguroj qe jane shume te rrepta. Vertet qe kercejne me veshje shume provokuese por e kane thjesht profesion. Ato jane vajza te thjeshta dhe kercimin dhe ekspozimin e formave te tyre trupore e bejne per te siguruar jetesen. Une kam shume respekt per ato vajza dhe perfitoj nga rasti per ti falenderuar.
Mr. Elvis po na thoni qe nuk ka pasur asnje shkendije zjarri midis jush dhe bukurosheve gjysme te zhveshura te klipeve
Do isha nje genjeshtar i madh po te thosha qe nuk ka pasur asgje. Jemi njerez te gjalle qesh. Ka pasur raste qe me ka pelqyer ndonje vajze dhe i kam pelqyer dhe une asaj kemi flirtuar kemi dale kemi pasur edhe ndonje aventure te vockel por keto jane gjera qe i bejne te gjithe njerezit normale te botes. Po ju tregoj nje histori me nje nga vajzat e klipeve. Ishim duke xhiruar nje klip titullin e te cilit nuk po e them per te ruajtur identitetin e vajzes. Ne xhirim e siper regjisori me ben me shenje per nje vajze qe kisha afer dhe po kercente me rroba plazhi. Une e kuptova shenjen dhe e qellova lehte me shpulle ne vithe. Ajo mu kthye menjehere dhe pa u menduar fare me qelloi me shpulle ne fytyre qesh. U desh gjysme ore ta qetesonim dhe ti shpjegonim se si qendronte puna. Por kjo histori besoj se flet per natyren e atyre vajzave te cilat te gjithe i paragjykojne. E verteta per to eshte krejt ndryshe. Dikush duhet ta beje edhe ate pune. Puna eshte pune.
Elvis tek kenga juaj Disko Sharra keni parodizuar gjithe klasen komerciale te muzikes shqiptare emra si Blero Bertan Asllani Poni Stine Soni Malaj Ciljeta etj. Pse
Po kenga ime tregon qendrimin tim ndaj tyre per shkak te cmimeve te larta qe kerkojne per te performuar live. Une nuk kam te drejte ti gjykoj por mbaj qendrim nepermjet vargjeve te mia. Ata kerkojne shume leke ne lokalet qe kendojne live por ne fakt keto leke nuk dalin aspak nga xhepat e pronareve. Shumat qe kerkojne talentet tona i paguajne fansat. Ata na admirojne e vleresojne muziken tone por kur vijne te na shohin live paguajne shuma te turpshme. A thua se pine ar e jo alkool. Une jam njeri i thjeshte dhe mendoj se fansat nuk e meritojne kete. Por me sa duket klasa komerciale nuk e vret shume mendjen per fansat por i shikon ata si miniere.
Me flisni per projektet tuaja per kenget e reja per klipet...
Ne dhjetor publiku shqiptar do shohe klipin tim me te ri. Eumlshte nje bashkepunim me reperin Flaka X i cili eshte pjesetar i grupit Kombinat Rap City. Kenga eshte e rrymes Crank dhe permban nje mesazh shume domethenes.
I cili eshte
Po te shihni klipet e repereve ne gjithe boten demonstrojne jeten luksoze makinat e shtrenjta me pak fjale parajsen ne te cilen jetojne. Por kjo semundje ka infektuar edhe repistet shqiptare. Une dua tu bej nje dush te ftohte ti ndergjegjesoj. Dua tu them qe nuk kane pse humbasin identitetin e tyre ne perpjekje per te imituar dicka qe per ta eshte nje enderr e parealizueshme. Ata shume mire mund te flasin per problemet shqiptare ne kenget e tyre por ceshte me e rendesishme sipas menyres shqiptare. Mua me duken qesharake keta djem qe vijne nga familje te thjeshta dhe hiqen si perandore.
A keni ndonje njeri te vecante te cilit i dedikoni nje pjese te suksesit tuaj
Po eshte B. K. i cili me ka suportuar shume ne realizimin e klipeve dhe ka bere me te miren e vet qe klipet te jene sa me te suksesshme dhe sa me realiste e cilesore. Por pervec kesaj e kam edhe mik te vjeter. Me ka qendruar prane ne momentet me te veshtira te karrieres edhe te jetes sime.
Cmendoni per repin boteror
Eminemi eshte pa dyshim njeshi i preferencave te mia muzikore. Rimat e tij jane me te mirat ne historine e njerezimit. Ndersa per produksion Dr. Dre eshte i pakrahasueshem.
2Pac
2Pac eshte babai i repit. Ai e revolucionarizoi kete rryme dhe e beri te famshme ne gjithe boten.
Po reperet shqiptare
Nuk vecoj asnje. Ia le publikut zgjedhjen.
Me ke do te kishit deshire te bashkepunonit
Elvana Gjata eshte pa dyshim nje talent por me ben pershtypje zgjedhja e saj te mos bashkepunoje me reperet shqiptare. Ajo te gjitha energjite i ka lene ne Kosove. Mendoj qe eshte biznes. Por do me pelqente shume nje bashkepunim me Elvanen. Ajo eshte nje vokaliste shume e mire.
Per ta mbyllur cfare ben Mr. Elvis ne jeten e perditshme
Asgje te jashtezakonshme. Jam beqar jetoj me prinderit punoj si te gjithe shqiptaret sa per mbijetese. Nuk jam mendjemadh dhe kete mund tjua vertetojne te gjithe ata qe me njohin. Jam besimtar mysliman dhe perpiqem te jetoj sipas fese islame. Perpiqem te bej nje jete sa me te rregullt dhe Elvis i vertete me Mr. Elvisin qe te gjithe njohin nuk ndryshojne shume. Une nuk genjej per asgje ne kenget e mia. As ne kete interviste. U uroj te gjithe shqiptareve ta shijojne sa me shume Evropen me rastin e liberalizimit te vizave por une per vete e dua Shqiperine me shume se cdo gje. U premtoj fansave dhe publikut shume klipe hite dhe surpriza te reja. Ju uroj fat dhe mbaresi te gjitheve.