E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 mars 2008 - Kuvendi mblidhet në seancë plenare

 
Nën drejtimin e Zëvendëskryetarit, Fatos Beja, Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e hënë, më 10 mars 2008, ora 17:00 dhe procedoi me këtë rend dite:

1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2. Miratimi i proçesverbalit të seancës plenare, datë 3.03.2008.
3. Projektligji Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë, lidhur me tatimin mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin, dhe për parandalimin e evazionit fiskal.
4. Projektligji Për mbrojtjen e të dhënave personale.
5. Projektligji Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8901, datë 23.5.2002, Për falimentimin.
6. Projektligji Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8328, datë 16.4.1998, Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve, të ndryshuar.
7. Projektligji Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006, Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, të ndryshuar".
8. Projektvendim Për emërimin e anëtarëve të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve.

Gjatë diskutimeve jashtë rendit të ditës, deputetët u përqendruan në çështje të reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore, të sistemit arsimor, të pronave, të prodhimit bujqësor vendas, etj.

Deputetët vendosën shtyrjen e shqyrtimit të projketligjit:Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8901, datë 23.5.2002, Për falimentimin me kërkesë të ministrit të Drejtësisë.

Deputetët miratuan projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, ndërkohë që u vendos shtyrja për në një nga seancat e ardhshme e shqyrtimit të projektligjit Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006, Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, të ndryshuar" me konsesus të dy grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.

Ndërkohë, Kuvendi miratoi projektvendimin Për emërimin e anëtarëve të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, ku anëtarët e propozuar : Edlira Kasaj, Ilir Zela, Ilir Shehu, Afrim Tonuzi dhe Jetmir Karini morën votat e duhura për të qenë anëtarë të rinj të ERT-së.

Kuvendi zgjodhi kryetar të ERT z.Ilir Shehu.

Kuvendi do të mblidhet sërish në seancë plenare ditën e enjte, 13 mars 2008, ora 10:00.

Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit

Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al;
pressoffice@parlament.al; info@parlament.al.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›