10 milion euro për zgjerimin e rrugës Gjurgjicë – Kijevë

Ministria e Infrastrukturës ka paraparë që të fillojë zgjerimin e rrugës, nga pika ku fillon autostrada në Gjurgjicë, deri në fshatin Kijevë të Komunës së Malishevës.
Prokurim i Ministrisë së Infrastrukturës ka shpallur kompanitë fituese për zgjerimin e Rrugës Nacionale M9 – segmenti: Gjurgjicë – Kijevë. 25 kompani kanë qenë në garë për këtë aktivitet të prokurimit. Sipas dosjes së tenderit të publikuar në krpp, nuk parashihet se kur do të nisin punimet, ose sa do të zgjasin ato
Tenderi është ndarë në dy pjesë. Pjesën e parë do ta ndërtojë kompania ,, SALLAHU” nga Kaçaniku. Vlera e kontratës është 5 milion e 209 mijë euro. Kjo kompani do të bëjë zgjerimin e rrugës prej Gjurgjicës deri në Llozicë, që është e gjatë 3 kilometra. Pjesën e dytë e ka fituar kompania, “KAG” nga Prizreni. Vlera e përgjithshme e kontratës 4 milion e 478 mijë euro. Pjesë kjo e gjatë 6 kilometra, ku përfundon në Mleçan. Ministria ende nuk e ka shpallë fituesin e tenderit që do të zgjeron pjesën nga Mleçani deri në Kijevë. /Indeksonline/