E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, ‘skadon’ pakti për zgjedhjet, rikthehet problemi i toponimeve

KAKAVIJË- Rikthehet problematika e toponimeve në pasaportat eemigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Pala greke ka nisur kthimin e familjeve shqiptare menjëherë pas skadimit të marrëveshjes së përkohshme për zgjedhjet e 23 qershorit, i cili i hapte ‘dritën jeshile’ kthimit të emigrantëve shqiptare për të votuar pa problem.

Pala shqiptare ka bërë me dije se kanë nisur bisedimet me homologët grek për gjetjen e një zgjidhje problemeve që ka krijuar shkrimi i toponimeve të vendlindjes së fëmijëve të lindur në Greqi, në pasaportat e tyre.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›