E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 milione euro per koken e Mlladicit

Serbi

Tashme per ate qe do te kete informacionin e duhur per kapjen e kriminelit te luftes se Bosnjes Radko Mlladic shperblimi eshte zyrtarisht shume i madh.

Pas deshtimit dhjetevjecar per kapjen e te shumekerkuarit Ratko Mlladic autoritetet serbe vendosin qe ta rrisin shperblimin per ate qe do te tregoje vendndodhjen e tij nga nje ne dhjete milione euro. Vendimit i paraprin njoftimi i se perditshmes britanike The Times se kryefajtore qe i dyshuari me i kerkuar per krime lufte ne Europe Ratko Mlladic eshte ende ne liri jane shefi i dikurshem i Agjencise Informative te Sigurise BIA Rade Bulatovic dhe ish-kryeministri serb Vojisllav Koshtunica. Kete ia ka deklaruar gazetes Vladimir Vukcevic prokuror i posacem serb per krime te luftes. Ai thote se Bulatovici eshte fajtor qe Mlladici nuk u kap ne Novi Sad ne vitin 2006 sepse me arrestimin e njerit prej personave qe e strehonin e paralajmeroi se rrjeti i mbrojtesve te tij eshte shpartalluar dhe ishte koha te ikte. Nga kjo kam ardhur ne perfundim se qeveria dhe BIA e kane ditur se ku ndodhet Mlladici. Asaj kohe kryeprokurorja e Gjykates se Hages Karla del Ponte fliste se ne Beograd nuk ekzistonte vullneti politik per arrestimin e Mlladicit. Nuk e di se per ke ka menduar ajo nese jo per ish-kryeministrin Koshtunica citohet te kete deklaruar Vukcevic. Ai shton se Mlladici ishte vite me radhe objekt i lojes se vertete mes maces e miut ndermjet rrymes proeuropiane dhe asaj nacionaliste brenda qeverise serbe. Barrierat e tilla politike perfundimisht jane hequr dhe Mlladici mund te arrestohet kete dimer ka thene prokurori i posacem serb per krime te luftes. Ratko Mlladici eshte nje nga personat e profilit me te larte qe ende nuk eshte kapur pas arrestimit te udheheqesit serb te Bosnjes Radovan Karaxhic me 2008-n. Arrestimi i tij eshte kusht kyc i vendosur nga Brukseli per procesin e anetaresimit te Serbise ne Bashkimin Europian.

Per sa i perket Karaxhicit ai ndodhet ne Gjykaten Nderkombetare te Krimeve te Luftes ne Hage dhe eshte duke u gjykuar per nje sere akuzash nder te cilat edhe ajo e krimeve kunder njerezimit per organizimin dhe pjesemarrjen ne masakren e Srebrenices. Karaxhic u fsheh per shume vjet dhe u kap ndersa jetonte me identitet te rreme ne Beograd ne veren e vitit 2008.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›