Kriminaliteti ne internet rreziku qe vjen nga tastiera dhe PC
Ky krim ndodh pa zhurme pa u dukur. Ai eshte aq i padukshem sa jane edhe bits dhe bytes ne internet. Kriminaliteti ne hapesiren virtuale eshte ne rritje dhe duket se ne Rusi eshte zgjeruar ne menyre te vecante. Kriminelet e internetit futen ne sistemet e te tjereve manipulojne kompjuteret private vjedhin sekretet e firmave numrat e llogarive fjalet kyce informacionet e kartave te kredive. Ata shihen si mercenare te botes moderne te kompjuterit. Ata sulmojne me synim te qarte perdoruesit private te internetit bankat dhe firmat e cdo lloji dhe te cdo madhesie. Qellimi eshte vjedhja e sekreteve te firmave manipulimi i kontove ose paralizimi i faqeve te internetit. Te gjitha keto behen me porosi te klienteve qe paguajne mire. San Petersburgu eshte kryeqyteti i freaks-ave rus te internetit. Cdo vit ata takohen ketu ne konkursin me te madh te hacker-ave qe zhvillohet ne vend ate qe quhet Chaos Constructions. Nje salle e madhe e erret. Dhjetera te rinj jane ngulur mbi laptop-et e tyre. Ajri eshte i rende. Pjesemarresit duhet te futen ne sisteme qe jane realizuar ekstra per kete aktivitet. Profesionistet e teknologjise se informacionit kerkojne gabimet ne sistemin e sigurise. Dy dite rresht pa gjume. Ata vete nuk flasin me deshire per punen e tyre. Informacionet i jep organizatori Anton. Nese flisni me nje nga keta djem ne rruge me siguri nuk do te dini per cfare te flisni. Keta jane njerez shume te mbyllur qe interesohen vetem per boten e kompjutereve. Nje prej ketyre djemve te keqij e takojme ne Moske. Ai quhet Alex eshte ne mes te njezetave me mantel te zi dhe syze dielli. Ai me merr me vete ne nje nga sulmet qe ben si hacker. Kjo ndodh ne makine. Alex-i dhe miqte e tij hacker-a gjejne dhe futen ne rrjete interneti pa kabllo qe ndodhen ne rrethinat e qytetit dhe prej atje perpiqen te vjedhin llogarite online te nje banke ruse. Aksioni zgjat gati nje ore dhe perfundon pa sukses sepse banka leshon alarmin dhe bllokon disa transferta te manipuluara parash. Hacker-i Alex nuk e prish gjakun Rreziku qe te kapesh eshte aktualisht shume i vogel. Ne kerkojme nepermjet nje rrjeti te huaj pa kabllo. Do kohe deri sa policet te vijne deri ketu. Prej ketu ne mund te largohemi shpejt. Jane te tjere ata qe i sjellin parate te ne ne dore. Numri i krimineleve ne internet si Alex-i ka arritur ne Rusi rreth 20 mije. Puna eshte e veshtire thote Alex-i te rrish dhjete ore ne rrjet te provosh prodhime te reja elektronike dhe programe kunder viruseve te ndjekesh lajmet e fundit ne sektorin e teknologjise se informacionit. Here pas here te besh sulme pa perfitime por per sport per te mbetur ne forme. Alex-i nuk punon i vetem. Ai eshte pjese e nje bote te organizuar ilegale. Takimi behet ne forume interneti. Atje kriminelet ofrojne sherbimet atje marrin edhe porosite. Gjysma e sulmeve drejtohen ndaj objektivave qe ndodhen ne BE Kanada dhe SHBA. Vrasje ndergjegjeje nuk kane thote Nikita Kislizin. Ai eshte kryeredaktor i revistes ruse Hacker. Ata mendojne Une nuk kercenoj kurrkend me thike. Une vetem terheq para ne monedhe te huaj nga llogarite e njerezve te panjohur. Per raste te tilla paguajne sigurimet. Zilja e alarmit ne nje firme sigurie ne internet e grupit IB ne Moske. Nje klient eshte duke u sulmuar. Firmat ne Rusi nuk i besojne policise thote 24-vjecari Ilja Sachkov shef i firmes. Menjehere me thirrjen e klientit ne nisemi. Policia nuk i merr seriozisht gjera te tilla dhe vjen pas 30 ditesh. Ekipi ruan klientet nga sulmet dhe kerkon dorasit me ndihmen e teknikave speciale. Te gjitha informacionet i jepen klientit. Pastaj ai njofton policine ose nuk e ben as kete. Per shkak te mangesive te teknikes dhe te personelit policia ruse e internetit mund te ndjeke vetem nje pjese te vogel te krimeve ne internet. Edhe kur hacker-at kapen denimi eshte i ulet. Korrupsioni ne gjykata dhe ne polici jane nje nga arsyet pse krimi ne internet lulezon ne Rusi.