E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati mbi ligjin Per artin

Andi Tepelena
Institucionet e kultures pavaresi nga politika

Drafti qe kam marre ne dore eshte shume i pergjithshem i pazberthyer pune amatoriale deri-diku. Debatet qe jane zhvilluar brenda Komisionit te Ligjeve i kam marre vesh nepermjet mediave nga ku mund te nxjerr nje kendveshtrim me realist.
Parimisht mendoj se eshte pozitiv fakti qe po ndermerret nje nisme qe synon decentralizimin e vendimeve dhe financimit te arteve.
Ne lidhje me projektligjin per artet dhe kulturen keto jane verejtjet e mia
1. Thuhet projektligji per artet dhe kulturen nderkohe qe ne kete projektligj perfshihen fushat e arteve arti skenik muzika artet vizuale dansi. Nocioni kulture eshte me i gjere.
2. Ne siperfaqe te krijohet pershtypja sikur kemi nje perplasje midis ideologjise se majte dhe te djathte ne menaxhimin e kultures por te bie ne sy nje invertim i pikepamjeve dhe roleve. Ne deklarata duket sikur e djathta deshiron nje ligj qe frymezohet nga ideologjia neo-liberale ne kulture pra shkolla anglo-saksone shkolla anglo-saksone nuk vihet ne praktike nga njerez qe nuk dine as anglishten por ndryshe ngjet ne praktike. Kemi nje qendrim kontradiktor te mazhorances.
Eumlshte e drejte te mendojme qe ka ardhur momenti te shkeputemi nga politika centraliste ne art dhe ti drejtohemi logjikes se tregut dhe ne arte por ne kushtet e nje mungese te tregut ne Shqiperi te jene politika te ekuilibruara ku kombinohet mbeshtetja publike me ligjet e tregut. Kultura nuk eshte as e majte as e djathte duhen te ndiqen politika efikase qe nxisin prodhimin e produkteve artistike drejt publikut duke respektuar financat ne dispozicion.
3. Nga drafti ne fjale del ne pah nje vullnet politik qe kryetari i qendres te caktohet nga Keshilli i Ministrave me propozim te ministrit te Kultures. E ku eshte pavaresia nga politika ketu Shteti dhe MTKRS duhet te luaje me shume rolin e nje rregullatori te promovimit te artit per te shtuar investimet private ne art kulture dhe komunikim. Mbase do te ishte mire qe kryetari te caktohej nga presidenti i cili de-juro eshte mbipartiak dhe misheron unitetin dhe identitetin kombetar. Por edhe nese do te vendosej nga Parlamenti qe kryetari te caktohej nga Keshilli i Ministrave do te uroja qe kohezgjatja e mandatit te kryetarit te qendres dhe bordeve artistikeve qe zgjidhen nga kryetari te kete nje kadence ndryshe nga ato te qeverive per shembull jo me pak se 5 vjet dhe jo ne 3 vjet sic eshte shkruar ne projektligj.
4. Mendoj gjithashtu qe Qendra e Arteve te ndahet ne dy organe njeri te kete si funksion mbeshtetjen ndaj administratave publike ne krijimin e programeve shumevjecare per artet te pakten 10 vjet dhe tjetri te jete per garancine e aplikimit te programeve dhe per transparencen e procedurave per projektet. Meqe jemi ne temen e se bukures pra artet do te ishte me vend krijimi i nje organi te pavarur brenda Qendres se Arteve qe do te merrej me estetiken e qyteteve tona. Asnje vendim nuk duhet te merret nga Keshillat e Rregullimit te Territoreve pa marre miratimin e ketij keshilli te pavarur ekspertesh ne ndertimet e reja publike dhe private dhe ne rregullimin e atyre aktuale.
5. Per sa i perket pervetesimit te festivaleve te medha me dimension kombetar nga MTKRS nuk jam dakord me kete pozicion te dyfishte eshte nonsens. Kush e percakton qe nje festival eshte me i rendesishem nga njeri apo tjetri Ka festivale qe me kalimin e kohes rriten te tjere vetekonsumohen. Mendimi im eshte qe te gjithe festivalet te shqyrtohen nga Qendra e Arteve. Atehere ne keto raste gjeja me e mire eshte sistemi i pikavarazhit ne baze te perfomances se festivaleve ndersa MTKRS dhe Ministria e Financave duhet te krijojne nje klime te volitshme per sponsorizimet duke inkurajuar kompanite publike apo private ne Shqiperi qe te financojne projektet artistike qe kane rritje te performances se tyre dhe te kene si kundershperblim ulje te taksave kundrejt mbeshtetjes per keto projekte. Ne menyre qe te rriten fondet per artet mendoj qe duhet te arrijme te pragu i 12 te buxhetit te shtetit. Gjithashtu ka ardhur momenti qe te vendoset taksa per artet. Kompanite qe kalojne te ardhurat ne me shume se 1 milion euro ne vit te taksohen dhe nje perqindje nga fitimet e tyre te kaloje per taksen per artet dhe trashegimine kulturore. Per shembull kompanite e cigareve alkooleve si dhe aeroportet te derdhin detyrimisht taksen per artet dhe kulturen. Kjo mund te jete dhe objekt i nje referendumi kombetar.
Andi Tepelena Drejtor i Qendres Art Kontakt

Mihal Luarasi
Ligji vetem probleme teknike

Regjisori Mihal Luarasi ndonese nuk ka qene i pranishem ne diskutimin qe iu be ligjit Per Artin ne Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik ka nje opinion te vetin per sa i perket draftit te ketij ligji. Luarasi ka qene edhe me pare aktiv ne diskutimet e bera per kete ligj. Ligji ne teresine e vet eshte i mire dhe i sherben qellimit per te cilin eshte pergatitur. Kam verejtje te vogla per disa korrigjime teknike te cilat personalisht do ti paraqes shume shpejt te shkruara prane Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve thote Luarasi. Nje nga keto verejtje sipas tij eshte perqindja e buxhetit qe duhet ti kaloje Qendres Kombetare te Artit nje institucion i ri ne varesi te MTKRS-se e cila sipas ligjit duhet te kete nen kupolen e saj Teatrin e Komedise dhe Cirkun. Edhe per te mbeten per tu diskutuar raportet mes buxhetit te qendres dhe atij qe do te mbaje vete ministria per financimin e aktiviteteve te medha ku perfshihen dhe festivalet. Nderkohe i pyetur nga gazeta per ceshtjen e shumediskutuar te bordeve artistike Luarasi shprehet se kjo eshte nje ceshtje shume komplekse. Nje pjese e mire e artisteve hodhen idene qe bordi te mos kete ekskluzivisht te drejten e vendimmarrjes per sa i perket repertorit te institucioneve perkatese por vendimet e tij te jene te diskutueshme ne nje rang me te gjere te komunitetit te artisteve. Regjisori dhe dramaturgu Mihal Luarasi i cili me pare ka provuar te jete pjese e bordit artistik te Teatrit Kombetar thote se probleme te tilla jane te vazhdueshme me bordet artistike. Ne nuk mund te gjejme ne fushen tone njerez qe te jene aktive ne teater e njekohesisht te mos kene konflikte interesi. Te jesh anetar i bordit do te thote te distancohesh teresisht nga te gjitha projektet dhe angazhimet qe mund te te fusin ne qerthullin e konfliktit te interesit. Ne nuk kemi njerez te tille thote Luarasi. Muaj me pare ne takimin e zhvilluar ne Galerine Kombetare te Arteve per kete qellim Luarasi ngriti pikepyetje edhe per menyren e funksionimit te Qendres Kombetare te Artit. Veshtiresia me e madhe tani ka per te qene ne shumesine e krijimtarive piktura muzika cirku Teatri Dramatik... strukturimi i tyre ne Qendren e Artit do te kerkoje nje pune shume te madhe. Gjithcka duhet percaktuar me kujdes qe te mos behet katrahure ishte shprehur Luarasi. Duke iu referuar deklaratave te fundit te artisteve mbi paqartesine e shume neneve dhe pikat evazive te lena ne te Luarasi shprehet se ligji nuk percakton ne thelb se si duhet te funksionojne institucionet kulturore por percakton drejtuesit qe sipas tij eshte e drejte te zgjidhen me vendim te Keshillit te Ministrave. Shume ceshtje qe ndoshta ne ligj duken te papercaktuara do te rregullohen me akte nenligjore. Sipas Luarasit ligji Per Artin mund te funksionoje pas pasqyrimit ne te te verejtjeve apo sugjerimeve qe kane dhene artistet.

Stefan Capaliku

Ne opinionet e dhena me pare per kete ligj dramaturgu Stefan Capaliku duke u ndalur te historiku i moszbatimit te ligjeve te tilla eshte ndalur te krijimi dhe funksionimi i Qendres se Artit.
Per mua problemi mbetet ne organizimin e Qendres Kombetare te Artit e cila ne kete rast dublon institucionin e Ministrise se Kultures sepse kjo qender do te kete nje buxhet me vete dhe ndoshta me te madh se vete ministria. Buxheti i kesaj qendre duhet te ndahet nga ana e MTKRS-se dhe te mos ti lihet kesaj qendre ta ndaje buxhetin ne deget e artit sepse ne kete rast ne nuk i kemi deleguar thjesht kompetenca administrative por edhe kompetenca te politikes dhe kjo e nxjerr jashte loje Ministrine e Kultures.

Gezim Kame

Duke e pershendetur nismen e hartimit te ketij ligji regjisori Gezim Kame me pare eshte ndalur ne faktin se serish shteti mbetet burimi i vetem financiar. Ashtu si edhe me pare ne baze te ketij ligji mbetet shteti i vetmi burim financiar qe do te garantoje mbeshtetjen e aktiviteteve kulturore dhe artistike qe do te organizohen. Une jam i mendimit se ligji aktual duhet te shoqerohet me nje tjeter ligj shume te rendesishem ate te sponsorizimit te veprimtarive artistike. Ne shoqerine e sotme ka individe apo organizata qe mund te kontribuojne por gjithcka duhet te organizohet me nje ligj te studiuar dhe shume bashkekohor.

Vaso Tole

Duke e quajtur nje levizje te domosdoshme por te vonuar akademiku dhe muzikologu Vaso Tole ka vleresuar disa pika te ligjit Per Artin. Ky ligj eshte i rendesishem duke ditur qe kemi kaq shume probleme per ceshtjen jo vetem te funksionimit te krijimtarise artistike dhe te interpretimit por edhe te institucioneve te saj. Hapi i dyte ka te beje me faktin qe ministria te jete institucioni i politikave dhe jo i aprovimit te projekteve dhe vleresoj ngritjen e Qendres se Artit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›