E Diel, 1 Nëntor 2026

10 prill 2008- Topalli: Shqipëria shpreson në ratifikimin e afërt të MSA-së Shqipëri-BE nga parlamenti grek, ashtu siç edhe premtoi ministrja Bakojanis.

 
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot në takim     zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Theodoros Kassimis.

Zoti Kassmis uroi zonjën Topalli për marrjen e ftesës nga Shqipëra për anëtarësim në NATO në Samitin e Bukureshtit.

Greqia do të vazhdojë mbështetjen e plotë në proceset integruese të vendit tuaj edhe pas marrjes së kësaj ftese, u shpreh ai.

Kemi punuar shumë për këtë objektiv, tha zonja Topalli dhe marrja e ftesës ishte një ngjarje historike, përgjigje e reformave të guximshme që kemi ndërmarrë, realizim i një aspirate të gjatë të shiptarëve. Pas kësaj, vijoi ajo, Shqipëria do të intensifikojë edhe më shumë punën për kryerjen e reformave të rëndësishme për plotësimin e sfidave që kemi përpara. Ne jemi të interesuar në stabilitetin e rajonit,  në zhvillimin dhe integrimin rajonal në strukturat Euro-Atlantike.

Zonja Topalli tha se Shqipëria shpreson se së shpejti, ashtu siç premtoi ministrja Bakojanis, të përfundojë edhe  procesi i ratifikimit të MSA-së Shqipëri-BE në parlamentin grek. "Nuk duam, vojoi zonja Topalli që Greqia të jetë ndër vendet e fundit që do të ratifikojë këtë marrëveshje"

 Duke vlerësuar rolin e diplomacisë parlamentare, Kryetarja Topalli tha se do të ishte kënaqësi për të dhe Kuvendin e Shqipërisë të priste në një vizitë të afërt Kryetarin e Parlamentit të Greqisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›