12 prill 2008- Intervistë e Kryetares së Kuvendit dhënë për Zërin e Amerikës.
Them që janë formalizuar dje, pasi domosdoshmëria e ecjes përpara të reformave në këto fusha, ka kohë që diskutohet.
Kujtoj që diskutimet mbi këto reforma kanë lindur qysh në periudhën që në qeveri ka qenë partia socialiste me rastin e mocioneve që iu bënë kryeministrit të asaj periudhe dhe mbi faktin që politkanët kuptuan që kushtetuta kishte një ngërç brenda vetes që mund të çonte në krizë vendin dhe slejonte mundësinë e zgjidhjeve të momenteve të tilla.
Ka qenë krizë e verifikuar, e prekur e diskutuar dhe ka nisur të debatohet në momentin e zgjedhjes së presidentit të Republikës në vitin e kaluar, gjë që menjëherë e bëri të vetëdishme klasën politike mbi domosdoshmërinë e ndërhyrjes në Kushtetutë, për të mos i shkaktuar vendit një lëngim të gjatë për shkak të problemeve dhe moszgjidhjeve që Kushtetuta aktuale ka brenda vetes.
Problemet e tjera, si ai mbi mandatin e Prokuorit të Përgjithshëm, është po ashtu temë që disktuohet gjatë dhe që ka sjellë krizë në jetën politike dhe parlamentare të vendit.
Unë besoj që të gjitha këto së bashku me reformën zgjedhore përbëjnë bazën e asaj që do projektojnë konsolidimin e institucioneve shqiptare dhe vedosjen e bazës legale mbi ligjin themelor, të atij që do të jetë shteti modern.
Pra realisht, kjo është reformë që kërkon kurajo të madhe, reformë që jam e bindur që do të krijojë pakënaqësi tek ndonjë individ, parti e caktuar apo institucion, për shkak të lidhjes së ngushtë që bëjnë me veten e tyre, me interesa të caktuara apo karriget e tyre.
Kjo reformë i bën një projeksion të jashtëzakonshëm stabilitetit të vendit tonë, konsolidimit të institucioneve dhe shmangjes së krizave, të cilat i kanë rrezikuar, institucionet shqiptare, gjatë viteve të kaluara.
Pyetje: Lidhur me mënyrën e zgjedhjes së presidentit, cfarë rekomandohet në këto propozime ?
Kryetarja Topalli: E zgjidh plotësisht në formën e dhënies së mundësisë së zgjedhjes së presidentit në raundin e pestë, pra nuk do të ndodhë më siç ka ndodhur ose siç rrezikohej të ndodhte, në korrikun e vitit të kaluar. Ne bëmë të mundur përmes një procedure parlamentare jashtëzakonisht të vështirë, kur kandidatët nuk pranonin të hynin në rrugën kushtetuesë për të provuar veten, peshën dhe mbështetjen e tyre, dhe vendi rrezikohej të shkonte në një krizë të madhe, që parlamenti të realizojë me sukses bërjen e vendit me president, përmes një përpjekje titanike të jashtëzakonshme, dhe sikur kjo të mos bëhej e mundur, ne sot nuk do të kishim marrë ftesën në NATO.
Pyetje: Në kushtet kur në Shqipëri ka një klimë politike konfliktuale, a nuk do të ishte mirë që presidenti të zgjidhej me votë popullore?
Kryetarja Topalli: Kjo ska të bëjë me konfliktualitetin. Kjo ka të bëjë me problemet që ka Kushtetuta, me mungesat që ajo ka, apo me ndërlikimin në kapituj të caktuar që Kushtetuta ka sjellë. Dhe kjo situatë ka bërë që, në vend që të zgjidhë problemet që ka patur në marëdhëniet mes institucioneve të ndryshme shqiptare, ka krijuar mundësi të krizave artificiale, të cilat realisht e rrezikonin të ardhmen integruese të vendit.
Përsa i takon variantit të menduar për zgjedhje të Presidentit nga populli, mendoj se ajo do të ishte pastaj një përmbysje totale kushtetuese, pasi Shqipëria është një Republikë Parlamentare dhe në Republikën Parlamentare, institucioni qendor, ku bëhet gjithë politika, arena e debatit, reformat, është Parlamenti.
Ndërsa Presidenti, është një institucion gjerësisht ceremonial, me një shtyllë të fuqishme në fushën ushtarake, meqënëse Presidenti është Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Kjo është komponentja që ka Presidenti i Republikës së Shqipërisë, pjesa tjetër është ceremonial.
Pyetje: Pra ky është vizioni i juaj, por a rrezikon ky propozim për ti bërë amendamente Kushtetutës, të krijojë një konfliktualitet përsëri në fushën politike në Shqipëri ?
Kryetarja Topalli: Ky nuk është vizioni im, është realiteti shqiptar, ne jemi një Republikë Parlamentare.
Unë besoj se Partia Socialiste do të jetë mbështetëse, sepse një pjesë e problemeve janë ngritur dhe nga deputetë të kësaj partie. Kujtoj këtu zotin Blushi, Rama, por dhe deputetë të tjerë, të cilët në përgjegjësinë e politikanit serioz, e dinë se cilat janë defektet e kushtetutës duke qenë se forca më e madhe opozitare ka përgjegjesinë e asaj, që do të jetë Shqipëria në të ardhmen , veçanërisht në projektet integruese dhe e dinë sesa e rëndësishme është për të menduar për vendin dhe jo për emrin, për të ardhmen, dhe jo karrigen personale.
Në këtë aspekt besoj se do të ketë një përgjigje pozitive, nëqoftëse i përgjigjen seriozisht atij artikulimi serioz mbi ndërtimin e një shteti modern dhe mbi nevojën e reformës së shtetit shqiptar.
Me këto ndryshime mund ta quajmë Republika e dytë Parlamentare nëse i referohemi faktit se para 17 vitesh mund ta quanim Republika e Parë Parlamentare.
Ndryshimet janë të tërësishmë, duke ndjekur atë që do të jetë Shipqëria e sfidave të këtij shekulli dhe Shqipëria e integruar në NATO. Ftesa në NATO ka ardhur pikërisht në sajë të guximit të reformave që ka marrë Qeveria dhe Parlamenti i Shqipërisë, dhe këto kanë qenë dy institucionet bazë, që kanë bërë të mundur marrjen e ftesës në NATO. Dhe këto insitucione nuk mund të ndalen se thjesht kanë marrë ftesën, përkundrazi, vetë ftesa nënkupton reformat të tjera shumë të rëndësishme dhe shumë të forta.
Pyetje: Një nga faktorët përveç rrugës së reformave ku ka hyrë Shqipëria është dhe krijimi i një klime politike të shëndoshë mes pozitës dhe opozitës. Jeni ju të bindur se do të keni konsensusin e opozitës socialiste në ndërmarrjen e këtyre reformave?
Kryetarja Topalli: Besoj se po. Për sa kohë programet tona nuk kanë diferencë në fushën e procesit të integrimit në BE dhe përpjekjeve për anëtarësim në NATO dhe të detyrimeve që sjell ky anëtarësim.
Unë besoj se veçanërisht midis dy forcave politike që kanë pasur përgjegjesinë e qeverisjes së vendit në vite, por dhe forcave të tjera, ekziston serioziteti i duhur, ekziston lidershipi i duhur për të guxuar, për të ndërmarrë reforma të rëndësishmë pa e lidhur këtë me partinë, me interesa të ngushta partiake apo edhe më keq, duke e lidhur këtë me karrigen apo një emër të caktuar.
Këtu ndryshojne shtetarët nga politikanët rutinë.
Pyetje: Lidhur me reformën zgjedhore si ka ecur kjo reformë dhe puna në komisionin e ngritur për të?
Kryetarja Topalli: Unë do e shihja reformën zgjedhore në dy shtylla kryesore.
Shtylla e pare ka të bëjë me detyrimet që kemi për të plotësuar standarde për zgjedhje të lira. Dhe këto kanë të bëjnë me kartat e identitetit, me pasaportat biometrike dhe me regjistrin civil elektronik të zgjedhësve, për të cilat po ecet shumë mirë dhe këto standarde do të plotësohen.
Shtylla e dytë ka të bëjë me vizionin e krjimit të një sistemi elektoral që të prodhojë një qeveri stabël, qoftë kjo e majtë apo e djathtë në zgjedhjet e ardhshme.
Kjo ka bërë që të shqyrtohen variante të ndryshme dhe të përafrohen më shumë drejt një sistemi propocional rajonal.
Gjithsesi, ndryshimet themelore do të pasqyrohen njëherë në ndryshimin përkatës të nenin në Kushtetutë dhe më pas nga ky ndryshim do të kalohet në ndërtimin e një kodi të ri elektoral, që do të kërkojë një kohë më të gjatë.