E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan/ Plagoset me armë 39-vjeçari, ende të paqarta shkaqet

Një person është plagosur me armë zjarri pranë Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Fatos Balla 39 vjeç. Menjëherë i plagosur është dërguar në spitalin e Elbasanit ku po merr edhe ndihmën mjeksëore ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes. Sipas informacioneve në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë. Nuk dihet ende shkaku i vërtetë i plagosjes së 39-vjeçarit Fatos Balla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›