10 të helmuar nga pijet gjatë festimeve ne Shkup

Klinika për Toksikologji njoftoi sot se 15 pacientë janë shtrirë për mjekim për shkak të helmimit që kanë pësuar nga pijet alkolike.
Drejtori i kësaj klinike, Andon Cibishev deklaroi se nga 15 pacientët, 10 ishin meshkuj dhe 5 gra. Kjo klinikë bëri të ditur se gjate ketij viti, numri i te shtruarve eshte me i vogel se i viteve te kaluara.
Edhe në Qendrën Emergjente bëjnë të ditur se kanë kaluar një natë të mirë me pak pacientë. Sipas emergjencës gjatë natës janë kontrolluar rreth 50 pacientë, prej të cilëve 11 janë shtruar në spital, ndërsa 12 kanë pasur çrregullime të momentit.
Dy personat e shtruar kanë pësuar aksident të rëndë, ndërsa njëri ka qenë viktimë e rrahjes, duke pësuar tronditje në tru.
Mjekët e Qendrës Klinike në Shkup i vizitoi edhe Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, për të parë nga afër mjekët dhe personelin mjekësor në natën e ndërrimit të viteve.