Ivanov beson në gjetjen e zgjidhjes për emrin

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov theksoi sot se beson se gjatë këtij viti do të gjendet një zgjidhje për emrin.
“Besojmë se do të gjendet një zgjidhje për emrin, prandaj po marrin pjesë në këtë proces. Në fund të muajit mund të realizohet një takim midis ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic dhe përfaqësuesve të palëve negociatore Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis për kontestin dypalësh të lidhur me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Ky takim pritet të dinamizojë procesin dhe vendi përfundimisht do të gjejë zgjidhje për këtë çështje e cila prej dy dekadash po na rëndon”, deklaroi presidenti Ivanov.
Sipas tij, pala maqedonase vazhdimisht është konstruktive dhe jep të gjitha propozimet për të gjetur zgjidhje. Lidhur me kërkesat për ndryshimet kushtetuese rreth kësaj çështje, Ivanov theksoi se çdo shtet demokratik duhet të shqyrtojë çdo nismë dhe të hapë debate publike.