Gëzuar Vitin e Ri, një urim nga Lëvizja Vetevendosje!

Lëvizja Vetevendosje të gjithë qytetarëve të Kosovës si dhe shqiptarëve kudo që ndodhen, u ka uruar Vitin e Ri.
Përmes një mesazhi shpërndarë në media, Lëvizja Vetevendosje thotë se Kosova deri sot ka kaluar shumë ndërrime vitesh, por secili vit i ri ka qenë po aq i vjetër sa të mëparshmit.
Njerëzit kanë festuar për shkak të traditës, por gjithmonë me pasigurinë e të nesërmes, dhe plot halle në koke. Ajo veçon se për çdo vit të ri njerëzit kanë shpresuar për jetë me mirëqenie dhe shtet më të drejtë. Por çdo Vit i Ri i ka sjellë me vete problemet e moçme.
Ndersa konstaton se Viti i Ri nuk i ka lënë prapa varfërinë, papunësinë, keqshkollimin, shëndetësinë e rrënuar, ndarjen.Nga ana tjetër shpreh urimin që viti i ri 2011 le të jetë jo veç vit i shpresave por, mbi të gjitha, vit i bashkimit në përpjekje.