E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 të vdekur pas një aksidenti ajror në Rusi

Dhjetë njerëz kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident ajror në Gadishullin Kamchatka, në Lindjen e Largët të Rusisë.

Zyrtarët thanë se një aeroplan rus, me të paktën 12 udhëtarë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua kur po i afrohej fshatit të Pallankës për aterrim.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi një burim lokal të kontrollit të trafikut ajror, i cili tha se stuhia dhe moti i keq mund ta kenë rrëzuar aeroplanin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›