Holanda, në rrugën e duhur

Mesfushori Wesley Sneijder beson se puna kolektive ishte çelës i fitores së Holandës me rezultat 4:1 ndaj Hungarisë, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2014.
Pas dështimit në Euro 2012, holandezët e nisën mirë fazën kualifikuese, duke e mposhtur fillimisht Turqinë, e më pas edhe Hungarinë.
“Ne kishim shpirtin e duhur në fushë, duke vrapuar shumë dhe ishim mjaft kompaktë”, deklaroi Sneijder.
“Në pjesën e parë luajtëm ngadalë. Mirëpo, 45 minutëshi i dytë ishte i madh. U pozicionuam mjaft mirë dhe fituam shumë topa. Ishim të rrezikshëm në çdo aksion”, theksoi futbollisti i Interit.