Islamistët kundër presidentit të ri të Somalisë

Zëdhënësi i Al Shabab, Sheikh Ali Mohamed Rage, tha për agjencinë e lajmeve AFP se organizata që ai përfaqëson nuk ka asgjë personale kundër presidentit të ri, por është kundër gjithë sistemit.
“Procesi elektoral dhe zgjedhjet janë një projekt i armikut të Somalisë. Ne jemi kundër këtyre. Nuk kemi asgjë me presidentin e ri, por me sistemin”, tha zëdhënësi i Al Shabab.
Hassan Sheikh Mohamed u zgjodh dhe u shpall president i vendit në përfundim të një procesi të gjatë dhe të vështirë zgjedhor.
Në rrethin e parë ishin disa kandidatë për postin më të lartë në udhëheqjen e vendit, por askush nuk mundi të sigurojë mbi 30 për qind të elektoratit, ashtu sikundër e kërkonte legjislacioni vendas. Pas balotazhit, Mohamed u shpall fitues.
Tashmë sfidat e tij janë të shumta, e një ndër to është edhe vënia nën kontroll e gjithë territorit të vendit, pjesa më e madhe e të cilit në jug kontrollohet nga Al Shabab.