E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 vite gënjeshtra se Kosova është e jona!

Kryeministri Ivica Daçiq ka thënë se popullin serb e kanë gënjyer se Kosova është e jona. Ai ka deklaruar se janë treguar përralla e gënjeshtra për Kosovën serbe qe 10 vite.

Në një shkrim autorial për javoren serbe “NIN”, Daçiq shkruan se për 10 vjet Kosova ka qenë një temë tabu në Serbi.

“Askush nuk ka mundur ta thotë zyrtarisht të vërtetën. Janë treguar përralla. Janë thënë gënjeshtra se Kosova është e jona”, ka shkruar Daçiq, i cili përfaqëson Serbinë në bisedimet me kryeministrin Hashim Thaçi për normalizimin e raporteve me Kosovën.

"Por sot, presidenti i Serbisë nuk mund të shkojë në Kosovë, as kryeministri, as ministrat, as policia apo ushtria. Serbët vetëm mund të largohen nga Kosova. Kaq është e jona Kosova dhe kaq kanë kuptim kushtetuta dhe ligjet tona në Kosovë”, ka thënë kryeministri serb./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›