E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vulin e do edhe Gorën në asociacionin e komunave serbe

“Serbia asnjëherë s’do të heqë dorë nga kujdesi për Gorën”, ka deklaruar Aleksandar Vulin sot në Vranishtë, një fshat i Komunës së Dragashit. Sipas tij edhe në Bruksel është biseduar për zgjidhjen e çështjes së Gorës në kuadër të asociacionit të komunave serbe.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili sot ndodhet për vizitë serbëve në Kosovë, ani pse goranët janë të tjerë, theksoi se “Goranët dëshirojnë të jenë atje ku kanë qenë gjithmonë, pra në Gorë, të cilën nuk e braktisën as në kohë të rënda”.

“Ne e kemi shtruar çështjen e Gorës e të goranëve në Bruksel dhe jo si problem por si qëndrim. Bashkësia e komunave serbe dëshiron që Gora të jetë në përbërjen e saj dhe këtë e dëshiron edhe Gora”, citohet të ketë thënë Vulin gjatë vizitës.

Siç transmeton Kim Radio, goranët janë ankuar për presione. Citohet po ashtu Osman Selmani nga Krusheva e Dragasgit, se gjoja mbijetesa e goranëve është e pamundur pa Republikën e Serbisë, meqë 80 për qind e tyre jetuakan nga Serbia.

Në territorin e Gorës, sipas pohimeve serbe, janë 19 fshatra dhe në to jetojnë mbi nëntë mijë goranë.

Vulin njoftohet se ka vizituar edhe Prizrenin. Ai citohet të ketë thënë se në Kosovë nuk kërkon një Republikë Serbska, por formimin e bashkësisë, që do të ketë kontrollin dhe ndikimin në gjyqësi, polici dhe arsim. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›