E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serish protestë për kthimin e pronave

Në qendër të qytetit të komunës së Deçanit,është mbajtur tubim më parë i paralajmëruar nga organizatat e shoqërisë civile të përkrahura nga subjektet politike pranë kësaj komune.

Sipas Policisë së Kosovës, në protestë kanë marrë pjesë më se 600 qytetar nga kjo komunë.

Këshilli organizativ ka shprehë pakënaqësi lidhur më vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për dhënien e pronave shoqërore Manastirit të Deçanit.

“Vlen te theksohet se një grup i vogël prej 20 personave janë ndarë nga turma dhe kanë tentuar të shkojnë ne drejtim te Manastirit por me ndërhyrjen e këshillit organizativ të njëjtit janë kthyer mbrapa .Protestuesit janë shpërndarë të qetë dhe kjo protestë ka kaluar pa incidente”, njofton Policia. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›