Kreu shtetëror serb më 11 mars në Bruksel

Tomisllav Nikoliq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vuçiq të hënën, më 11 mars, do të udhëtojnë në Bruksel, ku do të kenë takime me disa zyrtarë të BE-së.
Midis bashkëbiseduesve të tyre, siç raportojnë mediat serbe, është edhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Catherine Ashton.
Detaje të këtyre takimeve janë duke u përpunuar në Bruksel.
Burime nga atje, deklarojnë se të hënën në Bruksel ministrat e punëve të jashtme të shteteve të BE-së do të kenë një takimi i cili do të kryesohet nga Ashton.
Sa më shumë që po afrohet prilli, kur pritet vendimi për datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, janë duke u rritur aktivitetet diplomatike të Serbisë por në anën tjetër është duke u rritur edhe presioni që në kuadër të dialogut me Prishtinën të rritet përparimi.
Raundi i fundit, i cili është mbajtur më 4 mars ka përfunduar pa marrëveshje, përderisa tjetri është paralajmëruar për 20 mars./Indeksonline/