E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 vitet me te mira te jetes sone

Varferia eshte ulur dhe eshte rritur mireqenia e njerezve ne bote. Semundjet marrin me pak jete njerezish dhe shendeti garanton nje jete me te gjate dhe me te mire. Madje kane shenuar renie edhe viktimat e termeteve dhe permbytjeve. Por sa do te vazhdojne vitet e mira te jetes sone

Provoni qe kete tua thoni pakistanezeve te permbytur ruseve te perzhitur nga djegiet masive te kesaj vere banoreve te ishujve te Paqesorit qe rrezikojne te perfundojne nen uje fshatareve qe kercenohen ne menyre te vazhdueshme nga thatesirat banoreve te Nju Orleanit te perfshire nga vershimet e shkaktuara nga Uragani Katrina ne vitin 2005 100 milione personave qe kane mbetur pa buke pas krizes financiare te vitit 2008. E keshtu mund te vazhdonim shume gjate dhe pa dyshim duke permendur tragjedi dhe drama masive humane. E megjithate te dhenat nuk lene vend per dyshime 10 vitet e fundit ne fakt kane qene vite te bekuara njerezimi ne teresine e tij nuk ka qene kurre me mire se gjate dhjetevjecarit qe lame pas. Eumlshte dhjetevjecari me i mire i historise se njerezimit deklaron Charls Keny i cili pikerisht ne lidhje me kete argument do te publikoje nje liber me titull Getting Better Duke u bere me mire. Autori ne nje nga pjeset e para te librit thote se nese Zoti do ti kishte lene dore te lire per te zgjedhur 10 vitet qe do te kishte dashur te jetonte ne historine e njerezimit ai do te kishte zgjedhur pikerisht ato te harkut kohor 2000-2010. Sipas tij krahasuar me periudha te tjera njerezimi nuk ka qene kurre kaq i qete kaq i begate dhe ne paqe se gjate kesaj periudhe. Por rreziku eshte qe keto vite mund te mbeten me te mirat edhe ne te ardhmen dhe ne kete pike kjo nuk do te ishte nje gje e mire. Te pakten sipas autorit. Por edhe sipas disa te dhenave te tjera. Keshtu te pakten ne dukje te pare plani Toke nuk ka qene kurre ne nje situate me te rende se ajo aktuale. Eumlshte shume i brishte me konvulsione te vazhdueshme ne pjese te shumta te tij qe shkaktojne termete vullkane dhe shperthime te ndryshme qe shkaktojne me pas edhe ngjarje meteorologjike te amplitudave te medha dhe teper ekstreme. Nje tjeter problem eshte edhe pakesimi i rezervave natyrore kryesisht te nentokes te cilat prej mijera vitesh kane qene ne dispozicion te njeriut dhe te permiresimit te jetes se tij. Dhe behet fjale per nje fenomen te pakthyeshem. Pikerisht nje vit me pare revista e famshme Nature nenvizonte qe dhjete sistemet biofizike qe sigurojne nje ekuiliber te jetes ne natyre e kane kaluar tashem nivelin e situates se emergjences. Kushte te tilla jane per alarm te kuq e megjithate pavaresisht kesaj njerezimi po ia kalon me se miri ne teresi. Banka Boterore sapo ka publikuar nje raport sipas te cilit 30 vjet te shkuara me shume se gjysma e popullsise se botes jetonte me me pak se nje dollar ne dite. Sot ne keto kushte eshte vetem nje e katerta. Nje dukuri tjeter e ketij dhjetevjecari eshte edhe shtimi i numrit te popullsise qe mund te quhet shtresa e mesme dhe kjo jo vetem ne vendet e pasura por edhe ato ne zhvillim madje edhe ne vete vendet e varfra. Sot 1.3 miliarde veta jetojne me mbi 10 dollare ne dite qe eshte nje tregues i nje mireqenieje gjithnje e ne rritje. 40 vjet te shkuara 34 e popullsise se botes konsiderohej si e kequshqyer. Ndersa sot e kequshqyer konsiderohet vetem 17e popullsise. Gjithsesi eshte shume sepse i bie qe nje ne shtate njerez te mos kete cte haje. Nje miliard burra dhe gra e femije shkojne te flene ne darke pa e mbushur dot stomakun me ushqim. Por le te mos harrojme se me pare ishin nje ne tre persona. Kjo shifer pozitive ka domethenien e saj dhe do te thote se ne planet sidomos kete dhjetevjecar ka pasur me shume ushqim. Nga viti 2000 deri ne vitin 2008 qe eshte edhe viti i krizes financiare boterore te korrat e dritherave ne vendet ne zhvillim jane rritur me nje ritem dyfish me te madh se ai i popullsise. Globalisht jemi me te shendetshem. Nga ana shendetesore pavaresisht alarmeve te herepashershme e per pandemi ne shkalle globale semundjet e renda qe dikur shfarosnin shume njerez jane gjithnje e me te pakta ne numer dhe prej tyre ka gjithnje e me pak viktima. Edhe kuota e femijeve qe vaksinohen nga semundje te ndryshme ngjitese ka kapur shifren e 82 ne shkalle globale. Nderkaq shpenzohen me pak para per armatimet dhe vdesin me pak ne fushat e ndryshme te betejave te pakta globale. Ne Afrike ne vitin 2000 46 mije vete u vrane ne lufterat lokale ndersa ne vitin 2008 kane humbur jeten vetem 6 mije vete. Nderkaq mund te thuhet me plot goje qe jemi me te shkolluar se kurre me pare ne historine planetare. Ne bote kater persona ne pese dine te shkruajne dhe te lexojne. Ne harkun kohor nga viti 2000 deri ne vitin 2007 eshte shtuar shume edhe numri i te rinjve qe frekuentojne universitetet me 5 ne shkalle globale. Dhe keshtu pak nga pak celen edhe horizontet e jetes. Jane shtuar shume edhe abonimet ne rrjetet telefonike. Miliarda njerez jo vetem qe ndihen dhe jetojne me mire por jane ne gjendje qe ta pohojne nje fakt te tille edhe permes telefonit. Sigurisht qe gjithmone ka vend per me shume per shifra dhe rezultate me te mira por perparimi i ketyre dhjete viteve te fundit eshte i pamohueshem. Treguesi i zhvillimit njerezor qe OKB e llogarit cdo vit eshte nje tregues qe merr parasysh pasurimin personal te individeve shtimin e kushteve shendetesore shkollimin pra nje sere faktoresh qe ne fund te fundit perbejne ate qe quhet standard i jeteses. Dhe ky standard i jeteses eshte nje konstante qe eshte ne ngritje te vazhdueshme qe prej 35 vitesh dhe kjo per sa u perket te gjitha pjeseve te botes pa perjashtim. Edhe pse diku me shume dhe diku me pak. Ne fakt sipas nje artikulli te fundit shkencor kemi te bejme me nje paradoks planetar pra qendresa e planetit eshte duke u perkeqesuar ajo e njerezve ne teresi eshte duke u permiresuar. Kjo ka te beje edhe me aftesine e qeverive te ndryshme per te perballuar shkaterrimet natyrore qe jane rritur proporcionalisht me tregues te tjere te mireqenies dhe ka cuar si pasoje ne pakesimin e numrit te vdekjeve dhe humbjeve njerezore dhe materiale. Nje nga arsyet e perparimeve ne kete fushe eshte edhe ajo e zhvillimit te madh teknologjik qe ndihmon shume ne parashikimin dhe perballimin e goditjeve qe natyra i jep njeriut. Po pasurimi gjithnje e me i madh a do te vazhdoje qe te sjelle edhe nje jetese me te mire proporcionalisht Si eshte e mundur qe te ndodhe nje gje e tille Sipas disa studiuesve ekzistojne tri pergjigje te mundshme. E para eshte ekzistenca e nje faktori kyc qe kompenson te gjitha te tjerat prezenca e ushqimit. Ushqimi eshte tulla e pare e mireqenies. Ne njefare menyre shtimi i produkteve ushqimore keta dhjetevjecare eshte bere proporcionalisht me ate te shtimit te numrit te popullsise. Ne fakt nese burimet natyrore te ushqimit do te menaxhoheshin me nje menyre me te mire me te planifikuar dhe me nje vizion me afatgjate atehere situata do te ishte me e mire dhe me e begate. Por te pakten edhe keqtrajtime te ndryshme qe mund te jene bere nuk kane penguar rritjen e sasise se ushqimit ne bote. Dhe ketu vijme ne pergjigjen e dyte pra menyren e mire te menaxhimit jo vetem te te gjitha burimeve ushqimore te ushqimit por edhe burimeve te tjera qe njeriu i merr nga toka dhe natyra dhe i perdor ne te mire te mireqenies se tij. Per shembull shpesh perdorimi i kimikateve me shumice ka cuar ne krijimin e nje shterpesie te tokes se bukes dhe si pasoje prishjen e nje ekosistemi qe ndikon edhe ne dizekuilibrimin e ekosistemeve te tjera. Pergjigjja e trete eshte pikerisht ekosistemi i planetit ne teresi dhe ekosistemet e ndryshme qe e perbejne ate. Edhe pse mund te duken fraza aspak konkrete ekosistemet jane me te vertete guret e themelit dhe kolonat e ekzistences sone ne kete planet. Jane rrjetet qe ne teresine e tyre permbajne te balancuar elementet me te rendesishem jetike. Nje degradim i ekosistemit dhe i ekosistemeve si pasoje do te kete pasojen e vet edhe ne jeten njerezore ne planet madje edhe ne ate te qenieve te tjera te gjalla qe gjallojne ne kurrizin e planetit. Shfrytezimi shpesh i pafre i rezervave natyrore te planetit ka shtuar sigurisht mireqenien e njerezve por nga ana tjeter ka shkaterruar shume ekosisteme qe kane humbur balancat dhe qe me pas ndikojne edhe ne fenomene natyrore te nje ashpersie te vecante sic jane termetet vullkanet cunamet thatesirat dhe permbytjet qe vitet e fundit kane qene me te shpeshta dhe kane shkaktuar humbje me te medha ne njerez. Te gjithe e dine por disa nuk e pranojne se heret ose vone do te duhet qe te perballemi me llogaridhenie. Ne te shkuaren dhe ne te tashmen shoqerite njerezore kane treguar se nuk kane qene nikoqire dhe te ndjeshme ne lidhje me shfrytezimin e burimeve natyrore duke shkaktuar nje te mire momentale per vete dhe nje shkaterrim ne aspektin afatshkurter dhe afatgjate te jeteses se njerezimit. Po si do te jene dhjete vitet e ardhshme Kete gje eshte veshtire qe ta parashikosh por nje eshte e sigurt qe nese do te vazhdojme te shfrytezojme te mirat e tokes dhe natyres me kete ritem mbase do te kemi 10 vitet me te ankthshme te historise se njerezimit. Eumlshte koha qe te veprojme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›