E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura shteterore dorezohen ankimime nga 3 mije maturante



Avushe Zhuka

Rreth 3 mije maturante kane kerkuar te rishikohen testet e vleresimit te tyre. Ministria e Arsimit dhe Shkences ka bere te ditur se maturantet qe konkurruan per ne universitete kane bere ankimime per gabimet teknike dhe perllogaritjen e pikeve. Specialit te MASH kane bere te ditur se nga 29 mije maturante qe konkurruan rreth 10 per qind kane bere ankimime por per gabime teknike dhe vetem nje pjese e tyre per perllogaritjen e pikeve. Megjithate sipas specialisteve te kesaj ministrie cdo maturant qe kerkon rishikim te pikeve te tij mund te drejtohet ne drejtorine arsimore. Ju bejme thirrje te gjithe kandidateve apo prinderve te tyre te shkojne te dorezojne cdo ankimim qe kane prane drejtorive arsimore rajonale dhe zyrave arsimore dhe do te marrin pergjigje sa me te shpejte shprehet Ndricim Mehmeti pergjegjesi i Sektorit ne Drejtorine e Arsimit Parauniversitar.

Cilesia

Specialiste te Ministrise se Arsimit dhe Shkences bejne te ditur se maturantet fitues te ketij viti jane me cilesore se nje vit me pare. Rezultatet e tyre ne baze te pikeve te perllogaritura nga APRIAL jane me te larta se nje vit me pare. Kete fakt e deshmon dhe kufiri i pikeve ne dege te vecanta i cili ka arritur mbi 6000. Studentet qe po pranohen kete vit ne universitete kane arritur nje numer te larte pikesh per tu shpallur fitues ne nje program te caktuar studimi. Kjo rritje e pikeve konfirmohet edhe nga specialistet e MASH pas publikimit te Librit te Transparences. Diferenca e pikeve per tu pranuar ne keto dege kete vit eshte nga 100 deri ne 400 pike krahasuar me piket e pranuara gjate viteve te shkuara. Keshtu sa me e kerkuar dega aq me shume pike i jane dashur te fitoje kandidatit per tu shpallur fitues. Pas shpalljes se listes se fituesve me renditjen fillestare te te gjithe kandidateve ne programet e studimit deget perkatese ku jane shpallur fitues behet regjistrimi paraprak prane sekretarive ne fakultetet e universiteteve publike. Te gjitha kuotat qe do te teprojne do te plotesohen nga studentet sipas radhes qe kane ne listen me poshte. Keta studente do behen pjese e universiteteve duke u regjistruar direkt pa plotesuar formulare. Sipas udhezimit te MASH ne daten 19 shtator ne oren 1800 do te mbyllen regjistrimet e fazes se pare. Maturantet fitues duhet te regjistrohen brenda kesaj date ne te kundert ata humbasin te drejten e studimit.

Regjistrimi i studenteve nga kuotat per trojet

Udhezimi i MASH percakton proceduren qe duhet te ndjekin kandidatet nga trojet per tu regjistruar. Listat e kandidateve fitues sipas programeve te ndryshme te studimit per shqiptaret nga trojet jashte vendit perjashtuar kandidatet nga Republika e Kosoves te percaktuara nga Institucionet pergjegjese te vendeve perkatese dergohen nga Drejtoria e Arsimit te Larte dhe Kerkimit Shkencor ne MASH ne Institucionet Publike te Arsimit te Larte deri me 30 shtator 2010. Listat e kandidateve fitues sipas programeve te ndryshme te studimit per shqiptaret nga Republika e Kosoves te percaktuara nga Institucionet e Arsimit te Larte pritese ne perputhje me kuotat e pranimeve te miratuara me Vendimin nr. 586 date 07. 07. 2010 te Keshillit te Ministrave dergohen ne forme te shkruar dhe elektronike ne dy kopje nga IAL-te ne Drejtorine e Arsimit te Larte dhe Kerkimit Shkencor ne MASH. Administrimi i aplikimeve dhe perzgjedhja e kandidateve nga Republika e Kosoves behet nga IAL pritese mbeshtetur ne noten mesatare te shkolles se mesme edhe notat e lendeve per te cilat IAL kane vendosura koeficentet me te larte per pranimet ne kete vit akademik .Kandidatet shqiptare nga Republika e Kosoves Maqedonia Mali i Zi Presheva Bujanovci dhe Medvegja te regjistrohen prane sekretarive mesimore te fakulteteve ne datat 4 5 dhe 6 tetor 2010 duke paraqitur dokumentet perkatese. Dokumentet duhet te jene ne gjuhen shqipe e te noterizuara ne Republiken e Shqiperise. Ne perfundim te regjistrimeve te ketyre kandidateve te njoftohet MASH-i.

Fondi i ekselences perzgjidhen 53 asistente per te ndjekur studimet Master

Ministria e Arsimit dhe Shkences njofton se ne kuader te programit Fondi i Ekselences kete vit u perzgjodhen 53 asistente te rinj pedagoge dhe studente qe do te ndjekin studimet e masterit doktoratures dhe post-doktorates ne universitetet prestigjioze perendimore. Per rritjen e cilesise se mesimdhenies ne universitetet publike qeveria ka financuar edhe kete vit 54 projekte te reja kerkimore dhe 25 projekte per infrastrukturen kerkimore-didaktike. MASH sqaron se deklarata
mbi fondin e pamjaftueshem te pagave ne arsimin e larte publik eshte teresisht nje keqinformim publik dhe rithekson se ai eshte i garantuar. Te gjitha universitetet publike kane shpallur konkurset per punesimin e pedagogeve te rinj per tju pergjigjur me mire liberalizimit te pranimeve. Ministria rithekson se arsimi i larte publik mbetet prioritet i programit te qeverise Berisha. Politika e kesaj qeverie per zhvillimin e arsimit te larte jopublik cilesor ne vend eshte pjese e strategjise kombetare te zhvillimit te arsimit te larte per rritjen e aksesit te te rinjve pa cenuar cilesine.

16 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›