Keqardhje per fletet e votimit
Ne Sociologjine e se Drejtes eshte e pranuar logjika qe ligji ne fazen e formulimit dhe te miratimit u nenshtrohet vullneteve politike te perfaqesuara ne Parlament. Kalkulimet politike kuadri etiko-ligjor shtyn legjislativin qe nepermjet mekanizmave te tij te krijoje hapesiren ligjore. Me te njejten filozofi u punua edhe me Kodin Zgjedhor aktual ku partite kryesore nepermjet debateve me nentekst kalkulimet politike reciproke formuluan dhe miratuan me shumice te cilesuar Kodin Zgjedhor si dhe formulen e perberjes se institucioneve zgjedhore.
Ajo cfare e ben interesant kete parashtrim eshte fakti se ligji- pavaresisht se ne fazen e formulimit dhe te miratimit buron nga vullneti i legjislativit -kur vjen momenti i zbatimit te tij nga ana e institucioneve qe e kane tagrin per ta zbatuar ate zhvishet nga permbajtja politike duke u bere i ftohte dhe i cinteresuar per qellimin mbi te cilin palet u motivuan per ta formuluar dhe miratuar ate. Ligji fillon te kete nje jete te pavarur nga vullnetet dhe interesat politike. Mund te duket paradoksale por kjo eshte natyra e ligjit dhe shume mire qe eshte keshtu. Le ta shpjegojme ne kontekstin shqiptar pse ka rendesi ky aspekt i ligjit duke e perballur me situaten politike ku jemi.
Sic eshte bere e njohur tashme diten e premte KQZ do te organizoje nje mbledhje ne lidhje me fillimin e pergatitjeve te zgjedhjeve vendore dhe ku nder te tjera do te vendoset edhe koha e djegies se fleteve te votimit. Sigurisht kjo mbledhje do te perbeje interes si per forcat politike kryesore ne vend ashtu edhe per faktorin nderkombetar.
Pyetja qe mund te ngrihet ne kete rast eshte Pse ky nxitim nga ana e KQZ-se kur sic dihet forcat politike jane ne kulmin e debatit per ceshtjen e fleteve te votimit Madje nga fati i fleteve te votimit varet transparenca e zgjedhjeve ndermarrja e reformes zgjedhore dhe si rrjedhim edhe pjesemarrja ne zgjedhjet vendore te pakten sipas logjikes se opozites. Bashkengjitet ketu edhe versioni i paraqitur nga ambasadori ne largim z.Bosch i cili sugjeron se djegia e fleteve te votimit do ta acaronte situaten politike prandaj do te ishte e udhes qe djegia e tyre te lihej vitin tjeter dhe qeveria te akordoje nje fond te vecante per te blere kuti te tjera votimi bashke me materialet kancelarike qe i nevojiten procesit me qellim krijimin e hapesires se nevojshme te forcave politike per ta zgjidhur ngercin.
Pyetjet e ngritura me siper bashkengjitur edhe sugjerimit te ofruar nga ambasadori Bosch ne fakt te nxisin te mendosh negativisht per kete iniciative te KQZ-se duke e cilesuar ate si te nxituar dhe me prapavije te mirefillte politike. Por po te analizohet ceshtja me thelle do te kuptojme qe KQZ nuk ka mundesi tjeter. Pra ta zbatoje ligjin duke injoruar kontekstin politik. Por si mund ta zbatoje ligjin formalisht KQZ kur dihet se palet jane ne konflikt me njera-tjetren pikerisht per pasojat qe mund te sjelle zbatimi i ketij ligji nga pikepamja formale Atehere logjika ta kerkon qe KQZ-ja te injoroje aspektin formal dhe ti nenshtrohet logjikes politike qe kane ndertuar palet ne konflikt. Por pyetja qe lind eshte Deri kur
Ne fakt KQZndashja duke pare frymen e ligjit e cila krijon mundesi kohore per te mos e zbatuar formalisht ate u ka krijuar mundesi forcave politike qe te gjejne zgjidhje. Kjo shpjegohet me faktin qe ky institucion pasi mbaroi faza e ankimimit ne lidhje me rezultatin e zgjedhjeve kishte te drejte te fillonte proceduren per pergatitjen e zgjedhjeve te radhes duke derguar ne arkiv materialet zgjedhore ndersa fletet dhe kundra-fletet e votimit te digjeshin per te liruar koshat. Ky institucion duke pare situaten politike dhe hapesiren nga pikepamja kohore qe krijon ligji gjykoi si te udhes qe ta realizoje ate ne nje periudhe me te qete politike. Pra KQZ mori ne konsiderate kontekstin politik duke mos iu nenshtruar zbatimit formal te ligjit. Keshtu krijoi hapesira per forcat politike per te gjetur kompromisin e nevojshem por njekohesisht shmangu edhe zbatimin e ligjit i cili nese zbatohej e bente kete institucion te njeanshem ne raport me palet.
Por nese kete gje ky institucion e ka bere deri tani pse nuk vazhdon te mbaje te njejtin qendrim ndaj moszbatimit te ligjit duke ditur qe situata eshte po ajo Pyetje kjo qe shtrohet shpesh nga opozita dhe kundershtohet me force nga qeveria. KQZ-ja duhet tu jape edhe me kohe paleve politike per te gjetur nje zgjidhje ne lidhje me fletet e votimit pasi djegia e tyre rrezikon seriozisht transparencen e zgjedhjeve rregullimin e Kodit Zgjedhor si dhe perfshirjen e opozites ne zgjedhjet vendore. Nisur nga ky rrezik edhe ambasadori Bosch sugjeron qe KQZndashja ta injoroje zbatimin e Kodit Zgjedhor dhe qeveria te gjeje nje zgjidhje per te blere kosha te rinj.
Le ta arsyetojme ne kete logjike per te pare qe zgjatja ne kohe e ceshtjes se fleteve te votimit nuk e zgjidh ngercin politik nisur nga vullneti qe kane palet per ta bere nje gje te tille.
Pavaresisht se forcat politike i kane konsumuar te gjitha mjetet politike si negociatat format e presionit nga brenda protesta greva bojkot Parlamenti refuzim te miratimit te ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar si dhe format e presionit nga faktori nderkombetar perseri jemi ne te njejten situate. Pra forcat politike kane shpenzuar gati 16 muaj dhe nuk kane arritur zgjidhje. Pse te shpresojme qe do ta arrijne ate per pak kohe qe ka mbetur deri ne mbajtjen e zgjedhjeve vendore Kjo pyetje merr pergjigje me argumentin se nuk eshte e thene qe koha te percaktoje zgjidhjen. Me shume eshte motivimi pse ceshtja mbetet pa zgjidhur dhe a eshte ky motivimi qe e ben ceshtjen pa zgjidhje.
Opozita po te kishte vullnetin per te bere transparencen e zgjedhjeve nuk kishte pse ta kushtezonte kete gje me sigurimin e fleteve te votimit. Rekomandimet e OSBE/ODIHR problemet e spikatura nga komisioneret e koalicionit te majte materialet zgjedhore jane te mjaftueshme per te bere transparencen e zgjedhjeve dhe si rrjedhim ndermarrjen e reformes zgjedhore. Por mesa duket opozites pavaresisht se ne publik trumbeton me te madhe nevojen per transparence dhe reforme ne kalkulimet e saj politike i intereson me shume qendrimi i mbajtur deri tani nga qeveria ne lidhje me fletet e votimit. Madje uron qe fletet e votimit te digjen nga KQZndashja qe te legjitimoje me shume ne publik mungesen e vullnetit te qeverise per te mos bere transparence si dhe kapjen e institucioneve te shtetit ne rastin tone KQZndashja per te mbajtur me cdo kusht pushtetin ilegjitim. Kjo eshte nje arsye e forte per te mobilizuar simpatizantet ndaj nje qeverie qe e prezantuar ne kete forme nuk ka interes te behet transparenca dhe si rrjedhim nuk ofron garanci per mbajtjen e zgjedhjeve vendore.
Por edhe qeverise ne kalkulimet e saj i intereson kjo situate pa zgjidhje. Kjo per arsye se nese do te ngrihej grupi hetimor parlamentar ne lidhje me parregullsite e zgjedhjeve te gjitha verejtjet e paraqitura nga OSBE/ODIHR do te konkretizoheshin me fakte konkrete dhe do te beheshin objekt i publikimit te tyre ne media per te faktuar ilegjitimitetin e kesaj qeverie. Sa me pak kohe te kete ky komision nese do te ngrihet aq me shume minimizohet efekti i kesaj manovre.
Gjithashtu nisma e reformes zgjedhore do te vendose ne siklet partite e medha ne rastin ne fjale PD-ne per te ndertuar koalicionet parazgjedhore pasi partite e vogla do te kerkojne qe ne ndryshimet e kodit te merren ne konsiderate interesat e tyre Kjo gje fillon qe me anetaret e rinj te cilet duhet te jene ne KQZ ne baze te rikonfigurimit te Parlamentit si dhe shume aspekte te tjera.
Argumentet e paraqitura me siper te bejne te mendosh qe shtyrja e zbatimit te ligjit nga ana e KQZ-se nuk krijon shpresa qe palet do te gjejne zgjidhje per ceshtjen e fleteve te votimit si pasoje e kalkulimeve politike qe ata kane bere. Kjo logjike e ben te pavlefshem edhe rekomandimin e z.Bosch e cila po te lexohet me kete kendveshtrim e ben ate jo shume te frytshme per tu marre ne konsiderate.
Nje arsye me shume qe KQZndashja duhet ta injoroje kontekstin politik eshte edhe detyrimi ligjor qe ka si institucion per te zbatuar ligjin. Nese ky institucion nuk zbaton afatet ligjore pavaresisht situates ne te cilen ndodhet vendi i nenshtrohet penalizimit ne perputhje me dispozitat ligjore te percaktuara ne ligj. Pra eshte nje organ tjeter te cilit nuk i intereson justifikimi i moszbatimit te ligjit nga ana e KQZ-se por vetem respektimi i tij.
Keto jane arsyet qe ligji pavaresisht situates dhe efekteve qe shkakton ne acarimin e tij nuk ka rruge tjeter vecse te injoroje situaten dhe te zbatohet. Ne kete kontekst ka vend maksima e Sokratit Me mire nje ligj i keq i zbatuar sesa pa ligje fare.