Tetraplegjiku kunder ministrit Ksera e pushoi nga puna per shkelje hierarkike
Lizeta Duro
Quhet Ndrek Ismailaj dhe per kater vjet perfaqesoi 117 mije persona me aftesi te kufizuar ne Ministrine e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta si drejtor i Sekretariatit Teknik per Personat me Aftesi te Kufizuar. Nga 20 qershori i vitit 2006 deri me 26 qershor 2010 ai punonte dhe si perfaqesuesi i qeverise shqiptare ne Keshillin Europian per problemet sociale. Ismailaj shprehet se pushimi nga puna ishte i padrejte. Ai u largua mbas botimit te nje raporti vjetor per zbatimin e strategjise politiken dhe administrimin qe qeveria shqiptare nepermjet Ministrise se Punes u bente personave me aftesi te kufizuar. Sipas Ismailajt ministri Spiro Ksera e ka mbajtur ne tavolinen e tij kete draft-raport per me shume se tre muaj madje ka qene i pranishem edhe ne Keshillin Kombetar te PAK me 6 ministra te tjere perfshire ketu dhe ish-ministrin e Shtetit Genc Pollo kur u prezantua draft-raporti i vitit 2009. Ky draft-raport 2 muaj mbasi i ishte dorezuar ministrit Ksera mori miratimin me shkrese per tu botuar nga Genc Pollo minister i Shtetit njekohesisht dhe kryetar i Keshillit Kombetar te Personave me Aftesi te Kufizuar ne ate kohe. Pas botimit Spiro Ksera urdheroi bllokimin e librit dhe njekohesisht kerkoi doreheqjen time te menjehershme - tha Ndrek Ismailaj. I revoltuar ai tregon se pushimi nga puna ishte kolektiv pasi me te u pushuan te gjithe vartesit e tij. Ndreka thote se ne ato momente ka qene i gatshem te niste dhe greve urie brenda ne ministri sepse kishte dhe mbeshtetjen e shume personave por nuk e beri sepse sipas tij ai ka luajtur dhe do te luaje rolin e avokatit mbrojtes te PAK dhe jo te mbaje vendime per ceshtjet personale.
Procesi
Pas pushimit nga puna Ndrek Ismailaj thote se eshte ne proces gjyqesor me Shoqerine e Sherbimit Civil ku ai punonte per largim te padrejte nga puna. Sipas tij i kerkuan te jepte doreheqjen per arsye se kishte kryer shkelje hierarkike. Nuk eshte e drejte nuk duhet te ishte kjo arsyeja qe une te jepja doreheqjen. Ketu nuk ka asnje shkelje hierarkike kur Ksera e ka pasur draftin mbi tavoline per tre muaj dhe kur materiali u dergua per botim me shkrese dhe miratim te ministrit Pollo. Me vjen keq qe me larguan pa me te voglin justifikim dhe qe te gjithe mbyllen veshet para kesaj padrejtesie madje nuk reagoi as kryeministri Berisha i cili ishte gjithmone i gatshem ti pergjigjej me ndihme cdo ankese qe une i dergoja. Por nga ana tjeter ndihem mire sepse nuk munden te me akuzonin as per korrupsion as per te paafte as per shperdorim apo neglizhence detyre gje qe ndodh rendom ne ate ministri duke filluar qe nga drejtuesit deri te vartesit - tha Ismailaj. Procesi gjyqesor me kete institucion vazhdon pasi Ismailaj denoncon mungesen e te drejtes se fjales se lire ne kete ministri dhe denimin kolektiv qe iu be atij dhe punonjesve te tij. Sipas tij ne te gjithe boten shoqeria civile financohet nga shteti e nga donacionet e tjera private edhe per te shprehur pakenaqesite nga shteti por ne asnje vend te botes nuk shkarkohesh pa arsye bindese apo nese nuk shkel ligjin dhe nuk te mohohet e drejta e fjales. Momentalisht Ndrek Ismailaj eshte drejtor i shoqates se paraplegjikeve Shprese dhe dashuri. Kjo qender eshte projekt i Bankes Boterore por qe nuk u realizua ashtu sic ishte planifikuar sepse sipas Ismailajt fondi eshte shperdoruar nga Ministria e Punes. Kam rreth 2 muaj qe investoj ne kete qender dhe deri tani po e mbaj nga xhepi im. Ky ishte nje projekt i Bankes Boterore prej 3 milione dollaresh per ndertimin e shume qendrave te tilla por jane ndertuar vetem 6 te tilla dhe keto jane dorezuar si godina - tha Ismailaj. Ne kete qender trajtohen personat e paralizuar dhe aktualisht ushqeheshin cdo dite 25-30 persona me probleme sociale.
Drafti
Draft-raporti i vitit 2009 informon mbi situaten e personave me aftesi te kufizuara PAK dhe strategjine qe qeveria ndjek per keta persona. Sipas ketij drafti si pasoje e moshartimit te mire te politikave nga Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale dhe nga institucionet e tjera pergjegjese situata e personave me aftesi te kufizuar ne Shqiperi eshte tejet e veshtire. Ne draft thuhet se shkak per kete eshte dhe moszbatimi me rigorozitet i legjislacionit ekzistues prej strukturave zbatuese te tij. Raporti denoncon gjithashtu faktin qe Komisioni Mjekesor i Caktimit te Aftesise per Pune KMCAP vazhdon te jete mjekesor dhe jo nje komision social si dhe faktin qe ka pasur nje rritje artificiale e buxhetit per PAK dhe per mosadresimin e ketij fondi posacerisht per PAK. Raporti permbledh ne brendesi te tij monitorimin e Strategjise Kombetare per PAK sherbimet mbeshtetese trajtimet perfitimet dhe programet qe jane ndjekur gjate gjithe vitit.
Problemet
Disa nga problemet me shqetesuese te PAK te pasqyruara ne kete draft jane Ne vendin tone klasifikimi i aftesive te kufizuara AK nuk eshte bere duke ndjekur rregullin e percaktimit me perqindje te aftesise se humbur nga personi dhe kompensimi i asaj perqindjeje te humbur. Pra e njejta pagese behet si per te verbrit qe kane humbje te aftesise thuajse 100 kjo sipas OBSH-se si per paraplegjiket qe kane humbje te aftesise 50-70 dhe po te njejten pagese merr dhe nje person qe ka humbur nje gjymtyre pra rreth 30 te aftesive. Te gjitha keto kategori marrin te njejten page nga shteti rreth 87 mije leke te vjeter ne muaj. I njejti shqetesim shprehet ne draft edhe per kujdestaret e PAK te cilet paguhen njesoj si kujdestaret e nje tetraplegjiku te cilet duhet te kujdesen 24 ore deri ne detaje per jeten e personit ashtu dhe ata qe kujdesen maksimalisht disa ore per personin me aftesi te kufizuar. Sipas Ismailajt keto paga nuk kane ndryshuar qe prej 3 vjetesh.
16 Shtator 2010