E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Shqiperi barna te falsifikuara ne treg



Ani Ruci

Prania ne Shqiperi e barnave te falsifikuara dhe blerja e tyre vjen si pasoje e nje reaksioni zinxhir. Hallka e pare e ketij zinxhiri eshte mungesa e barnave dhe medikamenteve mjekesore ne spitalet publike ku shkon te kurohet shumica derrmuese e popullsise. Ne nje studim te sapo publikuar te Organizates Boterore te Shendetesise perfshihet edhe Shqiperia si nje vend ku ne treg ka barna te falsifikuara. Anshu Benerje perfaqesues i OBSH ne Shqiperi thote se Buxheti qe kane spitalet publike ne dispozicion jo gjithmone lejon qe ato te kene barna dhe medikamente gjate gjithe vitit ne depot e tyre. Prandaj pacientet shpesh duhet ti blejne vete ato. Ata jane te interesuar t i blejne ato me nje cmim sa me te lire mjaft me i ulet nga ai qe i shesin farmacite. Kombinimi i ketyre dy faktoreve mungesa e barnave ne spital dhe varferia ben te mundur qe barna dhe medikamente te falsifikuara te hyjne ne treg dhe te blihen tha Benerje. Ligji konsideron barna te falsifikuara te gjitha ato qe nuk kane ne perqindjen e percaktuar rigorozisht substancen aktive qe kuron por e kane mjaft me te ulet e kane te gabuar dhe si rrjedhim nuk kane efektin qe pritet per te kuruar pacientet. Barna te tilla futen ne Shqiperi ne menyre ilegale kontrabande dhe prodhohen enkas per tregun shqiptar ne kompani qe ndodhen ne Evrope apo pertej Atlantikut. Pasi futen ne menyre kontrabande ato shiten jo ne farmaci por ne dyqane te tjera ku inspektoret e Drejtorise Kombetare te Kontrollit te Barnave nuk i kontrollojne.

Fenomeni
Fenomeni gjithsesi nuk eshte shqiptar por global. Sipas studimit te OBSH 10 perqind e barnave ne nivel global jane te falsifikuara. Kjo presupozon zbatimin rigoroz te ligjit shtimin e kontrolleve dhe ndergjegjesimin e njerezve per te mos blere barna dhe medikamente mjekesore me cmim te lire jashte farmacive dhe as nepermjet internetit. Fenomeni eshte bere shqetesues per autoritetet e Ministrise se Shendetesise ne Tirane. Por situata mund te ndryshoje permes nje sere masash. Para se gjithash eshte e rendesishme qe inspektoret e kontrollit te barnave te kontrollojne ne menyre rigoroze importin e barnave dhe te medikamenteve mjekesore dhe per kete tanime ekziston ligji. Perderisa barnat e falsifikuara hyjne ilegalisht ne Shqiperi duhet nje bashkepunim me i mire se deri me sot me policine kufitare doganat.. Ne kete pike ligji duhet forcuar qe ti jape kompetencat autoriteteve te kontrollit te barnave per te pare nese barnat e falsifikuara hyjne ne treg. ve ne dukje Banerje.
Nderkohe autoritetet e Ministrise se Shendetesise ne bashkepunim me OBSH po hartojne nje strategji te re per te reduktuar fenomenin ne te cilen perfshihet edhe ndergjegjesimi i publikut qe te mos bleje barna jashte farmacive te licencuara per hir te cmimit te ulet.

Barnat

Nje tjeter fenomen perben rrezik per shendetin e njerezve ne Shqiperi barnat dhe medikamentet mjekesore te skaduara. Burime zyrtare nga Drejtoria Kombetare e Kontrollit te barnave pohojne per DE se gjate muajit te kaluar inspektoret e saj kane propozuar qe tu hiqet licenca 7 farmacive qe ndodhen ne Tirane Fier Elbasan per shkak te barnave te skaduara qe ata gjeten ne raftet e tyre. Gjinofeva Gurga eshte farmaciste dhe pronare e farmacise Gurga ne Tirane. Ajo thote se ligji duhet te jete me i forte se gjobitja per farmacite ku inspektoret gjejne barna qe u ka kaluar afati. Nese gjendet qe nje farmaci shet ilace te skaduara ky eshte gabim i madh. Bluzat e bardha duhet te jene shume korrekte. Gjinofeva pranon se ajo shet ilace ne farmacine e saj edhe pa receten e mjekut. Japin pa recete. Kemi listen e tyre ku jane ato barna qe perhere jane dhene pa recete. Por ne nuk bejme mjekun per barna jashte kesaj liste tha Gurga.
Ajo pranon gjithashtu qe shet edhe tableta jashte kutise se tyre por qe jane te ambalazhuara secila me vete pasi ata qe i marrin nuk kane para te blejne gjithe kutine. Si pasoje ata qe blejne ne kete menyre nuk marrin fleten shoqeruese ku pershkruhet perdorimi dhe efektet anesore te medikamentit. Nje pjese e tyre kerkojne sqarime nje pjese jo. Disa shikojne pa dale nga farmacia daten e skadences te tjere jane indiferente. Ne nje situate te tille vetem zbatimi i ligjit me dore te hekurt do te sjelle shmangien e shitjes se barnave te falsifikuara dhe te skaduara dhe mbrojtjen e konsumatoreve.

Bashkia e Tiranes kthen Ish kinema Dajtin ne qender multimediale

Ish kinema Dajti ne kryeqytet tashme do te jete nje qender multimediale per te rinjte. Sipas nje projekti te financuar nga bashkia e Tiranes qendra e quajtur Ten do te kete si qellim rigjallerimin e aktiviteteve kulturore per te rinjte. Prej vitesh kemi punuar per te ndertuar kete hapesire e cila eshte hapesira e femijeve te talentuar per te marr kurse pa asnje pagese ne muzike ne arte pamore ne balet si dhe per te qene prane librit per tu prezantuar me librat e rinj dhe per te ndertuar aktivitetet e tyre tha Rama. Kjo hapesire synon tu jape atyre mundesine per tu shoqerizuar ne kushte e standarde europiane dhe eshte nje hap shume i rendesishem perpara per te gjithe ata qe pasi kane mbaruar Universitetin dhe duan te vazhdojne te angazhohen ne rrjete e komunikime rinore. Qendra multimediale Ten permban nje salle qendrore per filma e perbere prej 130 vendesh laborator kreativ per femijet biblioteke dhoma muzikore sallen e piktures dhe nje galeri arti. Te rinjte e kryeqytetit mund te kalojne kohen e lire ne nje rrjet komunikimi mes tyre.

16 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›