10 vjeçari goditet nga automjeti, vdes

Një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Kukës, pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Kukës-Morinë.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se 10-vjeçari me iniciale A.S. ishte duke ecur në anë të rrugës, kur është përplasur nga një makinë që udhëtonte me shpejtësi.
Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, fëmija ka humbur jetën në vendngjarje, për shkak të plagëve të rënda.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Një ditë më parë në Pogradec një 14-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë, teksa udhëtonte me biçikletë në aksin Pogradec-Tushemisht./indeksonline/