E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vriten dy veta, nga shpërthimi në Somali

Një makinë e mbushur me eksplozivë është përplasur në dyert e një zyreje të personelit të ambasadës turke në kryeqytetin somalez, duke vrarë dy persona, rrëfejnë dëshmitarët dhe policia të shtunën.

“Një vetvrasës me makinën e tij ka shënjuar nëpunësit e ambasadës së Turqisë në afërsi të lagjes k4. Dy veta deri më tani konfirmohen si të vrarë nga ky incident”, konfirmoi për agjencinë Reuters Ahmed Muhamed, zëdhënës i policisë, transmeton Rel.

Ende nuk është e qartë se kush është përgjegjës për këtë sulm në Mogadishu.

Mirëpo, në sulmet e mëparshme rrebelët e al-Shabaab, që kanë lidhje me Al-Kaidan, kanë marr përgjegjësinë për sulme të tilla vetëvrasëse, përfshirë edhe atë para dy jave, kur u vranë tetë civile./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›