10 vjet më parë, Sara Palin me të dashur sekret
SHBA- Ndërkohë që pak ditë më parë, Sara Palin mori kandidimin zyrtar të partisë republikane për postin e zëvendës presidentes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e përditshmja “National Enquirer”, ka botuar një lajm sipas të cilës, guvernatorja konservatore e Alaskës, ka pasur një marrëdhënie të fshehtë dashurie 10 vjet më parë. Sipas kësaj gazete që shkruan për të dashurin sekret të Sara Palin, lidhja e tyre nisi kur ajo ishte kryetare e bashkisë së Wasillas, qytet i Alaskës. Një lajm i tillë pritet të shkaktojë trazira në kampin republikan, kjo edhe për një detaj tjetër. i dashuri i Sarës ishte ortaku i bashkëshortit të saj. Sipas këtij tabloidi, kjo lidhje e fshehtë dashurie vuri në rrezik martesën e saj me Ted Palin.
Gazeta “National Enquirer”, shkruan gjithashtu se djali i 44 vjeçares Palin, Track, i cili pritet të niset drejt Irakut, është një i droguar me probleme të shumta me drejtësinë.
(a.r/news24/balkanweb)