Janet Jackson shtrohet urgjentisht në spital
Nga Erion Kaçorri
Ylli i muzikës Pop Janet Jackson është shtruar urgjentisht në spital natën e mbrëmshme, pak përpara se të dilte në skenë. Teksa përgatitej të këndonte në Kanada, Jackson, 42 vjeç, është ndjerë keq, ndërkohë që zëdhënësi i saj bëri të ditur se ajo aktualisht ndodhet nën mbikëqyrje në spital. Për momentin nuk është bërë e ditur se nga çfarë sëmundje vuan Jackson.
SHBA- Ylli amerikan i muzikës Pop, Janet Jackson ka përfunduar në spital. Motra e vogël e Michael Jackson, është ndjerë keq natën e mbrëmshme pak përpara nisjes së turit të saj në qytetin Kanadez të Montrealit. 42 vjeçarja, e cila konsiderohet një ikonë e muzikës Amerikane, është dërguar me urgjencë në spital duke anuluar koncertin, pjesë të turit të saj botëror, “Rock Ëith You”.
“Janet ndodhet aktualisht nën mbikëqyrje në spital dhe shpreson që të arrijë të shtyjë koncertet për një kohë të caktuar, ka bërë të ditur zëdhënësi i saj. Për momentin nuk bëhet e ditur se nga çfarë sëmundje vuan pesë herë fituesja e çmimit “Grammy”.
Ky vit nuk ka qenë fort i mbarë për Janet. Albumi i saj më i ri “Disipline”, i cili u rendit në vendin e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të dalë në treg nuk arriti të shitet ashtu siç pritej edhe në tregjet e vendeve të tjera. Kjo bëri që Jackson të prishe kontratën me shtëpinë e saj diskografike. (a.r/balkanweb)