E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, përkujton sot sulmet e 11 shtatorit

 

SHBA- Bota kujton 11 shtatorin e vitit 2001, tragjedinë amerikane që ndryshoi faqen e botës dhe nisi një luftë të re globale ndaj një armiku të panjohur, terrorizmit. Që nga ajo ditë gjithë bota ka forcuar ligjet antiterror dhe shërbimet e zbulimit me qëllim për të parandaluar aktet terroriste. Për fat të keq 7 vite pas atyre sulmeve, orkestruesi i 11 shtatorit 2001, Osama Bin Laden vazhdon të mbetet në arrati.
Ky sulm terrorist la të vdekur rreth 3 mijë njerëz. Të nominuarit për president, senatori republikan John McCain dhe senatori demokrat Barack Obama pritet të marrin pjesë në ceremonitë që mbahen në vendin ku ndodheshin Kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, të cilat u rrënuan pasi u goditën nga aeroplanët e rrëmbyer. 

(a.r/news24/balkanweb)



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›