E Diel, 1 Nëntor 2026

10 vjet pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit ende ka boshlleqe

Ne nje raport te ri thuhet se 10 vjet pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001 ne Shtetet e Bashkuara vendi ende nuk eshte aq i sigurte sa duhet te jete.

Raporti i publikuar dje nga ish kryetaret e komisionit i ngarkuar me hetimin e sulmeve ve ne dukje se megjithese gjate dekades se fundit jane bere permiresime ne fushen e sigurise ende ekzistojne boshlleqe ne kete fushe.

Une mund tu them se 10 vjet pas 11 shtatorit ne nuk kemi arritur ne ate pike qe punonjesit e emergjences te komunikojne mire me njeri tjetrin. 10 vjet pas 11 shtatorit ne nuk kemi arritur ne ate pike qe te dime se kush eshte pergjegjes ne vendin e nje katastrofe. Dhe une mund te vazhdoj te sjell shembuj te tille tha zoti Lee Hamilton kryetar i Komisionit per hetimin e sulmeve te 11 shtatorit 2001.

Tom Kean ish kryetar i komisionit per hetimin e sulmeve te 11 shtatorit thote se ne disa raste boshlleqet jane mese te dukshme.

Vecanerisht ne raport thuhet se aeroportet e vendit vazhdojne te jene teper te pambrojtur madje ben thirrje per metoda me te mira per zbulimin e mjeteve shperthyese. Ne te thuhet gjithashtu se Amerika duhet te permiresoje komunikimin mes agjencive te ndryshme emergjente pergjegjese ne raste katastrofash.

Raporti shpresh gjithashtu shqetesime rreth grumbullimit te informacioneve te zbulimit politikave per zbulimin e aktiviteteve terroriste dhe mbrojtjes se lirive civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›