E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE heq sanksionet ndaj Libisë

Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë sanksionet kundër 28 subjekteve ekonomike të Libisë, përfshirë portet, bankat dhe firmat e gazit e të naftës.
 

Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kethrin Eshton, duke e bërë publik vendimin, tha se qëllimi është që të sigurohen burime për qeverinë e përkohshme dhe popullin libian, si dhe të ofrohet ndihmë për funksionimin e sërishëm të ekonomisë.
 

Ky hap erdhi pak orë para nisjes së konferenës ndërkombëtare në Paris, ku do të shqyrtohet e ardhmja e Libisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›