SHBA Si ka ndryshuar lufta kunder terrorizmit 10 vjet mbas 11 shtatorit 2001

Komuniteti i sherbimeve sekrete amerikane ishte mes institucioneve amerikane qe u trondit me rende nga ngjarja e 11 shtatorit te vitit 2001. Ishte puna e kesaj agjencie per te diktuar dhe kapur aktet dhe sulmet ndaj interesave amerikane ketu ne Shtete e Bashkuara dhe jashte kufijve.
Kur aeroplanet goditen ne 11 shtator.... Majkell Hajden ishte ne zyren e tij si drejtor i Agjencise Kombetare te Sigurimit krahu elektronik i sherbimeve sekrete te vendit i cili pergjon komunikimet.
Ai mori nje thirrje urgjente nga drejtori i Agjencise Qedrore te Sherbimeve Sekretet Xhorxh Tenet.
Ne mund te degjonim nje mesazh ne formen e urimit qe perhapej nga Al Kaida ne te gjithe boten. I thashe Xhorxhit Nuk kam asgje konkrete por eshte e qarte se kush e ka bere kete akt. Ne te gjithe e dinim. E dinim qe ishte al Kaida.
Por nese ata e dinin pse nuk e parandaluan kete sulm Zoti Hajden i cili zevendesoi me pas zotin Tenet si drejtues i CIA-s mendon se kjo erdhi nga mungesa e imagjinates.
Ne pame qe komploti po zhvillohej ne shihnim shpeshtimin e komunikmit rreth tij pame perfshirjen e celulave te al-Kaides ne te. Por ne nuk patem imagjinaten e duhur per te konceptuar se sulmi do te behej ketu.
Komisioni i posacem i ngritur per 11 shtatorin analizoi deshtimin e sherbimeve sekrete dhe arriti ne perfundimin se agjenci te ndryshme te zbulimit kishin pjese te ndryshme te informacionit por askush nuk i lidhi ato ne nje te vetem....
Ose sic u pelqen profesionisteve te kesaj fushe te thone ata nuk arriten te bashkonin pjesezat per te krijuar nje mozaik te tere sepse nuk shkembyen informacion mes tyre.
Duke vepruar ne baze te rekomandimeve te komisionit Kongresi krijoi nje post te ri ne kabinetin qeveritar ne vitin 2004 per te bashkerenduar te gjitha perpjekjet e sherbimeve sekrete amerikane ky post quhet Drejtori i Sherbimit Inteligjent Kombetar.
Denis Bler i cili e mori kete post nga viti 2009 deri ne maj te vitit te kaluar thote se problemi nuk eshte informacioni i paket por informacioni i tepruar.
Kishte kaq shume informacion qe qarkullonte sa personeli dhe teknologjia qe kishim ne funksionim nuk ishte ne gjendje qe te perzgjidhte informacionin e sakte ne gjithe ate mori informative.
Kongresi krijoi gjithashtu edhe Qendren Kombetare te Antiterrorizmit ose NCTC ku perfaqesues nga CIA FBI NSA dhe te gjitha agjencite qeveritare te sherbimeve te zbulimit duhet te shkembejne informacionet.
Majkell Lajter ishte shefi i kesaj qendra nga viti 2007 deri ne maj te ketij viti. Ai thote se 10 vjet mbas 11 shtatorit te 2001 ende ka me teper informacion se mund te analizohet por kjo eshte me mire se sa te kesh mungese informimi.
Nuk mund te dish qe ne fillim te punes kunder terrorizmit se cili eshte informacioni me i rendesishem. Ndaj informacioni i bollshem eshte i nevojshem. Duhen mjetet perkatese per analizimin e tij por perseri ti nuk mund ta dish deri sa ndodh dicka qe dhe nje informacion i vaket eshte vendimtar dhe i rendesishem.
Disa analiste jane te mendimit se vrasja e Osama bin Ladenit ne fillim te ketij viti dhe trysnia e vazhdueshme ndaj al Kaides e ka cuar kete rrjet ne kufijte e zhdukjes. Por ish drejtuesi i Qendres Antiterroriste Lajter thote se ndersa al Kaida me baze ne Pakistan eshte ne veshtiresi organizata te ngjashme me te po lulezojne.
Organizata si al Kaida ne gadishullin arabik al Shabab e cila eshte ne linjen e al Kaides ne Somali si dhe kercenimi i grupeve vendore terroriste qe frymezohen nga ideologjia e al Kaides perbejne kercenim per Shtetet e Bashkuara apo perendimin.
Ish drejtori i Sherbimit inteligjet Kombetar Bler thtoe se rreziku ne Shtetet e Bashkuara sot jane komplotet e permasave te vogla.
Mendoj se sulme me akte te bashkerenduara njekohesisht nga ekipe te ndryshme ashtu sic ishte 11 shtatori do te diktoheshin e do te ndaleshin perpara se te ndodhnin. Kercenimi tani jane aktet e vogla me nje apo dy persona qe paraqesin rrezikshmeri.
Ish shefi i NCTC Majkell Lajter thote se Shtetet e Bashkuara kane shenuar suksese te medha ndaj grupeve terrorriste qe nga 11 shtatori por 100 sukses nuk mund te garantohet.
Komunitetit antiterrorist pjese e te cili isha edhe une punon me te gjitha mundesite 24 ore ne dite 7 dite ne jave pra gjate gjithe vitit. Por nuk ka rendesi sa te pergatitur jemi ne sa informacione shkembjeme marrim e japim nuk ka rendesi nese permiresojme teknologjine sa permiresojme aftesite njohese te kulturave apo gjuheve te ndyshme serish gjerat kane per te ndodhur.
10 vjet mbas 11 shtatorit te vitit 2001 taktikat dhe strategjite kane ndryshuar por agjentet e sherbimit te zbulimit mbeten te mberthyer ne nje beteje te vazhdueshme me ekstremtistet e dhunshem islamike.