E Diel, 1 Nëntor 2026

10-vjetori i MO-së, Ivanov: Baza për ndryshimin e Kushtetutës

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov deklaroi se Marrëveshja e Ohrit (MO), solli paqen dhe mundësoi zhvillimin e demokracisë në vend.
“Historia na mësoi se është e domosdoshme fillimisht të arrihet paqe, që të mundësohet zhvillim i demokracisë. Pikërisht këtë e arriti Marrëveshja e Ohrit. Demokracia dhe multi-etnicitetit kanë një gjë të përbashkët: është më mirë që të burojnë nga brenda, nga vetë shoqëria, që të jenë me të vërtetë më efikase", deklaroi Ivanov në Ohër, në konferencën e sotme kushtuar 10-vjetorit të MO-së.
 

Ivanov theksoi se, kjo marrëveshje ishte baza për ndryshimin e kushtetutës, legjislacionit, decentralizimin, përfaqësimin e barabartë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në administratën shtetërore, sigurimin e arsimit në gjuhën e tyre amtare, përdorimin e gjuhës, shprehjen e identitetit. Ish-ambasadori, Filip Riker theksoi se MO-ja përfundoi konfliktin e vitit 2001 duke parandaluar kështu luftën civile në Maqedoni.

Sipas tij, kjo marrëveshje ishte shans i mirë për tejkalimin e dallimeve mes më tepër popujve.
Ndërsa, diplomati amerikan, Xhejms Perdju, njëri nga negociatorët për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit deklaroi se kjo marrëveshje mundësoi paqen dhe një të ardhmen më të mirë për Maqedoninë. Sipas tij, ky dokument paraqet model për tejkalimin e konflikteve etnike edhe në rajone tjera të krizës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›