E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, të paktën 36 të vdekur nga i nxehti

Këtë javë, termometri shënoi mbi 35 gradë celsius për tri ditë radhazi, ndërsa autoritetet kërkojnë kufizimin e përdorimit të kondicionerëve për të kursyer energji elektrike, për shkak të aksidentit bërthamor të Fukushimës.

Afro tre të katërtat e 54 reaktorëve bërthamorë të Japonisë janë mbyllur, pesë muaj nga tërmeti dhe cunami gjigant që shkaktuan katastrofën më të rëndë bërthamore që prej 25 vjetësh në centralin Fukushima Daiichi.

Vetëm gjatë ditës së djeshme nga i nxehti gjetën vdekjen katër veta. Mbi 900 persona janë dërguar në spital me simptoma hipertermie, 20 prej të cilëve në gjendje të rëndë, sipas agjencisë japoneze të lajmeve “Kyodo”.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-12 11:13
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›