Dokumente sekrete zbulojne te verteten e kolapsit sovjetik

Ka nje moment te vetem nje vendim unik qe shume njerez e kujtojne si te gabuar per Mihail Gorbacovin edhe sot e kesaj dite 20 vjet me pas. Gorbacovi lideri i fundit i Partise Komuniste ne Bashkimin sovjetik si dhe presidenti i fundit i BRSS gruaja e tij dhe miqte me te afert i mbijetuan nje atentati te organizuar nga KGB ministri i Brendshem dhe shefi i Forcave te Armatosura. Ata u rikthyen ne Moske pas arrestit ne shtepi ne shtepine e pushimit qe Gorbacov kishte ne rezortin Foros ne Krime. Avioni i tyre u ul ne kryeqytet ne 215 a.m. ne oren lokale ne 22 Gusht 1991.
Ne 3 ditet e fundit me shume se 60000 vete u mblodhen asokohe ne Shtepine e Bardhe ruse vendndodhjen e Parlamentit te Republikes sovjetike Ruse qe ishte bere bastioni i mbeshtetesve te Gorbacovit. Ku ata degjuan ne radio se ai ishte liruar nga arresti shtepiak ne gadishulllin e Krimese ata nisen te brohorasin president president si dhe priten per nje dalje publike te 60 vjecarit Gorbacov.
Por Gorbacovi qe e liruan vetem sepse autoret e grushtit te shtetit ishin frikesuar nga populli i shokoi mbeshtetesit e tij. Ne vend qe te kerkonte qe te dergohej nga aeroporti ne sheshin ku e prisnin perkrahesit e tij per te shijuar fitoren mbi rivalet ai urdheroi shoferin qe ta dergonte ne dacen e tij. Ai kaloi atje te gjithe naten dhe ne mengjes shkoi ne Kremlin.
Me standardet e sotme kjo ishte nje gafe e madhe nga pikepamja publicitare. Por 3 ditet e arrestimit te tij ne gadishull jo vetem qe futen ne turbullira vendin por edhe shkaktuan trazira ne karakterin e Gorbacov si dhe gruas se tij Raisa Maximovna Gorbacova.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Boris Jelcini gjate pucit ne Moske
Duke fshire te kaluaren
Gruaja e Gorbacovit kishte paguar cmimin me te shtrenjte per ato tre dite. Ajo ishte detyruar te shtrihej pertoke me dhune gjate udhetimit per ne Moske. Kishte hematoma ne syte e saj zeri i ishte zbehur si dhe kishte paralize ne nje pjese te trupit. Doktoret diagnostikuan crregullime ne shendetin e saj qe me pas doli te kishte qene nje atak hipertensioni.
Stresi i atyre diteve kur Bashkimit Sovetik po i vinte fundi pas 69 vitesh ekzistence ishte me shume se duhet per Gorbacovin. Ai nuk ishte shefi i vetem i Kremlinit.
Ish-nxenesi i tij Boris Jelcin ishte duke shkelqyer si ylli ne ngjitje ne politiken e Moskes. Menjehere pas grushtit te shtetit Jelcini i ndaloi te gjitha aktivitetet e Partise Komuniste ne te cilen Gorbacovi kishte qene sekretar i pergjithshem deri atehere. Per shkak edhe te levizjeve te vazhdueshme shkeputese ne Republikat josovjetike Gorbacov u be nje president pa shtet. Shume shpejt ai e parandjeu se shteti i vetem i Bashkimit Sovjetik do te ishte Rusia dhe ku Gorbacovi nuk do te kishte me kontroll.
Raisa Gorbacova kaloi ato dite pas grushtit te shtetit ne veranden presidenciale te daces. Ishte nje prej atyre diteve kur ajo vendosi te fshinte nje pjese te se kaluares duke djegur 52 letra qe burri i saj kishte shkruar per te kur kishte qene larg ne udhetime zyrtare. Ato ishin letra rinie sic do ti quante me vone Gorbacovi letra te cilat gruaja i kishte mbajtur gjate gjithe jetes. Por pas eksperiences ne rezortin Foros ajo kishte shume frike. Ajo perlotej gjate kohes kur digjte keto letra duke i thene burrit te saj se nuk donte te huaj ne jeten e tyre.
Edhe Gorbacovi ndoqi te njejtin shembull. Ai dogji 25 dosje me shenime te cilat kishte bere ne zyre pershkrime te politikaneve te ndryshem detaje te jetes politike dhe shume plane. Libri i vetem qe mbajti ishte ditari personal. Duhej te kalonin 20 vjet qe ai te fliste per kete ne Shkurt te vitit 2011 per Novaja Gazeta.
Arkivat permbajne qindra dokumente
Dokumentet zyrtare te 6 viteve te tij ne zyre u ruajten. Gorbacovi i mbajti ato me vete kur dha doreheqjen si president ne fund te atij viti dhe keto dokumente iu dhane fondacionit me emrin e tij. Qe prej asaj kohe 10.000 dokumente jane ruajtur ne zyrat e fondacionit ne Leningrad Prospect 39 ne qytetin e Moskes. Ato perfshijne edhe dokumente nga keshilltaret Vadim Zagladin dhe Anatoli Cernjaev.
Keto dokumente ilustrojne fundin e eksperimentit komunist. Ato perfshijne minutat e negociatave me lideret e huaj doreshkrimet rekomanduese te keshilltareve per Gorbacov regjistrimet e bisedave te negociatave dhe notat konfidenciale te mbasadoreve dhe debatet ne Byrone Politike.
Bildunterschrift Jelcini dhe Gorbacovi 1991
Ka gjithashtu memorandume ne te cilat lideri sovjetik keshillohet sesi te perfundoje luften ne Afganistan ose sesi te merret politikisht me ceshtjen e hebrenjve qe duan te emigrojne apo sesi te refuzoje me politese takimet me liderin palestinez Yasser Arafat asgje konkrete nuk pritet nga ai apo sesi te evitoje gjyqin per Mathias Rust-in nje pilot avioni gjerman qe ilegalisht kishte ulur avionin ne Sheshin e Kuq.
Ne dokumente ka gjithashtu raporte nga informante sekrete brenda Partise Komuniste ne Gjermanine Lindore qe pershkruajne sesa keq ishin kushtet ne kete vend. Ka gjithashtu raporte se cfare shkroi revista franceze Paris Match mbi Raisa Gorbacoven apo sesi kritikonte kengetarja ruse Alla Pugaceva politiken e perestrojkes.
Burokracia e pamjaftueshme
Duke lexuar keto dokumente duket sikur kthehesh pas ne kohe. Te gjithe keto zbulojne problemet e shumta qe rrenuan sistemin ku fermeret dhe minatoret rebeloheshin ndersa intelektualet kerkonin zgjedhje demokratike. Njerezit e shteteve Balltike gjeorgjianet dhe moldavet ishin ne revolte kunder ruseve ndersa fundi i doktrines se Brezhnjevit po perendonte.
Gorbacovi qe me pare kishte qene nje zyrtar provincial ne Stavropol qendroi ne krah te vendit te tij duke e pare te mbytej si rezultat i formimit te keq dhe refuzimit te burokracise per te ndryshuar kurs. Dokumentet e analizuara tregojne se edhe nen sundimin e Gorbacovit burokracia ishte me e pamjaftueshme se kurre.
Ndihmesi i Gorbacovit Anatoli Cernajev per shembull ankohet per lideret jokompetente ne levizjet boterore komuniste si lideri francez Zhorzh Marshe nje kale i vdekur si dhe Gus Hall kreu i partise komuniste ne SHBA nje filistin me koncepte plebejsh . Pavaresisht kesaj Moska ishte duke paguar miliona qe te mbeshteste perfaqesuesit e saj jashte vendit.
Ne ate kohe dyqanet ne Bashkimin Sovjetik vuanin nga mungesa e vezeve dhe sheqerit madje edhe vodka ishte e pakte ne sasi. Kushtet ishin mjaft te keqija ne Shtator te 1988-es.
Ende nje tabu
Gorbacovi me pas perdori disa dokumente ne librat e tij te mevonshem per te pershkruar lidershipin e Kremlinit. Por ende shume dokumente jane nje tabu edhe sot e kesaj dite. Kjo pjeserisht sepse lidhen me vendime qe mund te kene efekt akoma apo per njerez te cilet Gorbacov nuk deshiron ti perfshije dhe qe mund te kene rol aktiv ne politiken moskivite. Gjate nje vizite kerkimore ne Gorbachev Foundation historiani rus Pavel Stroilov qe sot jeton ne Londer kopjoi ne menyre sekrete 30000 faqe materiale te arkivuara atje e me pas ia dha revistes Shpigel.
Dokumentet zbulojne dicka qe Gorbacovi preferonte te mos e nxirrte ne shesh ai u shty te ndermerrte veprime te pamatura gjate vdekjes se ngadalte te BRSS dhe qe shpesh e humbi toruan gjate kaosit politik. Dokumentet gjithashtu tregojne qe kishte personalitet te dyfishte dhe perkunder thenieve te tij beri pakte me ekstremistet ne parti dhe ne ushtri.
Me fjale te tjera ish lideri i Kremlinit beri ate qe shume koka shtetesh te terhequra bejne ne fund rivendosi imazhin e tij si nje reformues i ndershem.
Autor Aurel Borici shpigel
Redaktoi Auron Dodi