Diplomacia evropiane kerkon te arrije te pamunduren ne Kosove - shtypi gjerman analizon

Lidhur me viziten e ministrit te Jashtem gjerman Guido Westerwelle fillimisht ne SUumlDDEUTSCHE ZEITUNG lexojme
Ne Prishtine Westerwelle fillimisht bisedoi me presidenten pastaj me Thacin dhe ministrin e Jashtem Enver Hoxhaj. Takimi zgjat me shume se ishte parashikuar dhe Thaci nuk mendoi fare qe ti permbahej protokollit te zakonshem diplomatik. Paraqitjen e perbashket me Westerwellen ai nuk ia le ministrit te tij te Jashtem Thaci preferon te dale vete para kamerave televizive. Ai e quan aksionin e Prishtines te muajit korrik nje domosdoshmeri qeveria e tij eshte e interesuar vetem te zbatoje ligjet e saj. Pastaj Thaci megjithate falenderon Kforin dhe shefin e tij Buumlhler qe jane perkujdesur serish per paqen ne kufi.
Westerwelle duket se nuk ka deshire ti nenvizoje te gjitha keto por kalon pak kohe deri sa ti thote fjalite vendimtare. Ai thote koha e konflikteve te dhunshme pergjate vijave etnike ka kaluar. Westerwelle mund te jete i sigurte se Thaci po e kupton. Kryeministri i Kosoves nuk ka nevoje per perkthim simultan ai kupton gjermanisht. Pastaj Westerwelle vazhdon dhe kete Thaci e degjon me kenaqesi Integriteti territorial i Kosoves eshte i panegociueshem per Evropen. Dhe vetem pas kesaj mysafiri nga Gjermania ve mbi tabaka tabletet e tij te hidhura. Hapat e njeanshem nuk jane te dobishem thote ai. Westerwelle e ka fjalen per aksionin e embargos se Thacit i cili nuk ishte koordinuar me aktoret nderkombetare.
Por edhe ruajtesit nderkombetar te paqes ne Kosove ndodhen para nje dileme. Ne veri te Kosoves ku jetojne rreth 50 mije serbe Prishtina nuk ka pushtet. Kjo gjendje nuk eshte arritur te ndryshohet perkunder te gjitha perpjekjeve te bashkesise nderkombetare. Serbia perpiqet ende per nje ndarje te Kosoves dhe refuzon te njohe shtetin fqinj gje qe po e bejne edhe pese shtete te BE-se. Por Serbia do te behej me deshire anetare e BE-se po ashtu si edhe Kosova. Nuk mjafton vetem dorezimi i krimineleve te kerkuar te luftes thote Westerwelle fjale keto qe adresohen ne Beograd. Po ashtu duhet te kapercehen edhe pengesat e tjera nenvizon ai.
Westerwelle meson se sa i theksuar eshte nderkohe vetebesimi ne Kosove
Nderkaq nga BERLINER ZEITUNG lidhur me kete teme shkepusim
Ne Prishtine Westerwelle meson se sa i theksuar eshte nderkohe vetebesimi ne Kosove. Thaci i thote atij shkurt e qarte se vendimi per dergimin e policise ishte legjitim. Dhe pike. Kjo ishte domosdoshmeri per te zbatuar sundimin e ligjit. Eumlshte arritur siguria per serbet ne veri te cilet deri tani kane qene peng te strukturave kriminale. Megjithate Thaci nuk thote asgje per faktin se keta serbe nuk duan te mbrohen nga kosovaret. Po ashtu ai nuk flet asgje per ate se strukturat kriminale nuk ekzistojne vetem ne veri por gjithandej ne vend.
Westerwelle shikon ne kete moment pak me humor te prishur. Gjermania e ka njohur pavaresine e Kosoves pra ai tani duhet te thote Pavaresia territoriale e Kosoves per Gjermanine eshte e panegociueshme. Harta e Evropes Juglindore tashme eshte shkruar. Nuk ka kthim prapa. Dicka te tille Thaci e degjon me deshire. Por pastaj ai tkurr pak buzet kur Westerwele vazhdon dhe i jep Thacit te kuptoje se evropianet nuk do te durojne provokime te tjera ne kufi.
Diplomacia evropiane perpiqet te arrije te pamunduren ne Kosove. Rreth 60 mije serbet ne veri nuk e njohin pavaresine e vendit. Ata duan te jene pjese e Serbise. Diplomatet gjermane thone se do te kerkohet nje model. Nje model qe do tiu jape serbeve te Kosoves ndjenjen se nuk qeverisen nga shqiptaret ne Prishtine por njekohesisht nuk do te vinte ne pikepyetje integritetin territorial te shtetit. Kjo eshte nje lloj si te duash ta kthesh kuadratin ne rreth.
Autorbz sz / EsatAhmeti
RedaktoiAida Cama