E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 zarfe me plumba për Montin dhe Berluskonin

Zarfet me plumba janë bërë diçka e zakonshme në Itali. Ditën e sotme dhjetë zarfe me nga dy plumba brenda i janë dërguar Kryeministrit Italian Mario Monti, Silvio Berluskonit dhe disa prej botuesve të gazetave të përditshme.

Të gjitha zarfet janë shoqëruar me letra kërcënuese të firmosura nga Lëvizja e Armatosur e popullit. Gjeste të tilla armiqësore kanë tensionuar situatën në Itali e cila dhe në kushtet aktuale nuk është aspak e qetë.

Do t`ju bëjmë të gjithëve që të paguani. Do t`ju godasim, do të jetë një luftë deri në pikën e fundit të gjakut, kjo është shprehja që shkruhet në pjesën më të madhe të zarfeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›