E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Liberalizimi i vizave, shqiptarët iu përmbajtën standarteve

Gjatë një inspektimi në pikën kufitare të Kakavijës, Ministri i Brendshëm Bujar Nishani gjatë fjalës së tij  ka vlerësuar liberalizimin e vizave, si një proçes të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.

Nishani ka theksuar se Shqipëria iu përmbajt të gjitha standarteve për realizimin e afateve kohore të qëndrimit.

Ndër të tjera, ministri vuri në dukje se shteti shqiptar dhe institucioni që ai drejton, ka shënuar një sukses të madh në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, si në sekuestrimin e drogës dhe kapjen e autorëve posedues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›