Pantiç: Stefanoviçi thotë jo të vërtetën
Serbët në veri të Kosovës, duan të marrin pjesë në dialogun me Prishtinën, përkundër gjithë deklaratave kundërshtuese”.
Ka qënë ky reagimi i Kryetarit të komunës paralele të Mitrovicës, Krstimir Pantiç, duke hedhur poshtë në të njëjtën kohë deklaratat e shefit të ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviç.
“Stefanoviç deklaron jo të vërtetën kur thotë se na ka ftuar në ekipin negociator. Ne nuk duam të jemi dekor ose pjesë e grupeve punuese që përgatisin materialet, por duan të marrin pjesë në bisedime, sepse flitet për fatin tonë, ka thënë Pantic.