E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 anëtarë ikin tek LSI, PS e Përmetit: Lajmi i pavërtetë

PËRMET- Kreu i PS-së të rrethit të Përmetit Agron Bektashi ka reaguar mbi largimin e anëtarëve të kësaj force poltike, drejt LSI dy ditë më parë.

Gjatë një konferencë për shtyp, ky i fundit e ka konsideruar të pavërtetë deklaratën e bërë gjatë takimit të LSI-së në Përmet, cka sipas tij indinjuan strukturat e PS-së në këtë zonë.

“Ky lajm është tërësisht i gënjeshtërt, është i pabazë dhe bëhet në kuadër të mashtrimit të opinionit publik. Partia Socialiste në rrethin e Përmetit është në angazhim të plotë, është e vendosur të zbatojë të gjitha angazhimet që ka marrë karshi elektoratit”, tha kreu i PS-së në Berat, Agron Bektashi.

Dy ditë më parë gjatë një takimi të LSI në Përmet me praninë edhe të Vagjel Tavos u deklarua se rreth 100 anëtarë të PS i janë bashkuar kësaj force politike.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›